Qindra shpendë të ngordhur, që janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër të Vlorës, kanë ngritur alarmin për një shpërthim të mundshëm të gripit të shpendëve. Sipas autoriteteve veterinare, dyshohet se ngordhja mund të ketë ardhur si pasojë e gripit të shpendëve.