Top Channel/Shkruan për Kosovën, kërcënohen me vdekje gazetarët serbë: Do përfundoni si Charlie Hebdo!
29/11/2022 22:52

Një email kërcënues ka bërë që shumica e stafit të gazetës kryesore në Serbi, Danas të punojë nga shtëpia. Punonjësit e saj janë vënë nën mbrojtjen e policisë për shkak se emaili i dërguar në redaksi ishte praktikisht një kërcënim me vdekje: “Do të përfundoni si gazetarët e Charlie Hebdo”! 12 prej punonjësve të revistës së famshme satirike franceze u qëlluan për vdekje në zyrat e tyre në vitin 2015 nga ekstremistë islamikë, duke tronditur Francën e mbarë botën. Episodi tmerrues i asaj kohe ka bërë që drejtuesit e Danasit ta marrin seriozisht kërcënimin e drejtuar atyre. Sipas kryeredaktorit të kësaj gazette, Dragolub Petrovic, kërcënimet e nacionalistëve të ekstremit të djathtë lidhen me mbulimin që ata i kanë bërë si luftës në Ukrainë, ashtu edhe marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën. “Kur breshëria e plumbave të nisë befas të thyejë dritaret dhe të bjerë mbi kokat tuaja, atëherë do të ndërgjegjësoheni dhe të kuptoni gjithcka”, thuhej në emailin anonim. “Disa na thonë patriotë, disa na quajnë tradhëtarë. Në u ofrojmë të gjithëve mundësinë të thonë atë që mendojnë”, shprehet Petrovic për REL. “Njerëzit, shton ai, thjesht nuk kanë njohuri të mjaftueshme mediatike për të kuptuar nëse publikon një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk do të thotë se je tradhëtar, por gazetar”. Petrovic mendon se mes këtyre zërave janë edhe ata të rusofilëve, apo Putinofilëve, sic i quan ai, të cilët nxisin këtë valë zemërimi kundër artikujve të tyre.

Top News- “E patën bërë Kosovën copë-copë”, Kurti: Me ne s’ka institucione ilegale serbe
24/01 21:00
Top News- ‘Kosova Fituese’ ndalet në Mitrovicë/ Haradinaj e Limaj akuza qeverisë Kurti për veriun
24/01 20:30
Top News- Kurti fushatë në Viti: Nuk udhëhiqemi nga lakmia për pushtet
24/01 20:07
Top News- Partitë përdorin shtetin për fushatë/ Kosovë, vëzhguesit identifikojnë mbi 20 shkelje
24/01 15:49
Top News – 137 mln euro tender për KEK. Investimi, Kurti: Rrisim kapacitetet energjitike të vendit
24/01 14:05
Top Channel/ Ikën Lajcak, i dërguari i BE-së për dialogun konfirmohet danezi Sorensen!
24/01 12:20
Top News- Grenell mesazh ndaj Kurtit/ Diplomati: Çoi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
23/01 22:37
Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
DIGITALB DIGITALB - OFERTA