Top Channel/ “Shkoni për pushime në Shqipëri”, mediat amerikane dhe skoceze: Magnet për turistët
15/07/2023 19:22

Shqipëria një nga perlat e fshehura të Europës, po shfaqet si një destinacion unik dhe emocionues për turistët, të cilët preferojnë të vizitojnë vende mahnitëse. Për miliona vizitorë rivierat shqiptare, ose siç njihen ndryshe Maldivet e Evropës, çmimet janë shumë ekonomike krahasuar me atë që ofrohet dhe shërbehet nga vendet ku ata preferojnë të kalojnë pushimet. I famshëm për ujërat kristal të pastër, fshatrat piktoreske bregdetare dhe vendet me një histori mahnitëse, rajoni po përgatitet për rritje rekord të turizmit këtë sezon veror për shkak të rritjes së investimit. Në skenën e paspandemisë, Shqipëria është bërë e njohur si një nga vendet me diell më të modës në Evropë për shkak të natyrës mahnitëse dhe pasurisë kulturore. “Travel off Path” shkruan se miliona amerikanë kanë nisur të mbajnë në listën e vendeve për të pushuar edhe trojet shqiptare, të cilat deri para pak kohësh nuk kishin këtë jehonë që mbizotëron tani. Një nga vendet më të sugjeruara për pushime mbetet jugu, kryesisht Ksamili, i cili ka kthyer të gjithë fokusin tek vetja për mënyrën se si ofron paketat turistike për pushime të paharrueshme, mbi të gjitha me çmime të arsyeshme për të huajt. Nëse zgjedh të vizitosh jugun nuk të ofrohet vetëm plazh, por edhe një sërë monumentesh historike, tek të cilat mund të hysh falas ose me një tarifë simbolike, këtu përfshihet Butrinti dhe Kalaja e Lëkurësit. Përpos jehonës që Shqipëria ka bërë tek amerikanët dhe britanikët, pas nuk mbeten as skocezët, të cilët vizitojnë atraksionet më të veçanta. “Herald Scotland” referoi artikullin, duke u mbështetur në disa vende, që nuk duhen humbur, që nga jugu deri në veri të Shqipërisë. Këtu përfshihet Plazhi i Dhërmiut, me ujëra të pastër kristal dhe bukuri natyrore të paprekur, për të cilin referatet janë shumë të larta duke u konsideruar nga turistët si një nga më të mirët në vend. Dikur një bazë ushtarake, ishulli i Sazanit është tani një destinacion intrigues, duke ofruar një përzierje unike të bukurisë natyrore dhe historisë së Luftës së Ftohtë. Ishulli ka një vijë bregdetare kryesisht shkëmbore, por gjithashtu krenohet me plazhin e mrekullueshëm Admiral dhe disa resorte luksoze. Nga ana tjetër sugjerohet të udhëtohet me target në Liqenin e Komanit dhe Fierzës, për të kaluar momente të paharrueshme, që shpesh krahasohen me fjordet norvegjeze. Qyteti i një mbi një dritareve, Berati, ka tërhequr vazhdimisht turistë skocezë, për shkak të arkitekturës otomane dhe historisë së larmishme. Krahas qytetit historik vendoset edhe Gjirokastra i njohur si “Qyteti i Gurit”, rrugët me kalldrëm dhe kalanë mbresëlënëse të Gjirokastrës, e cila ofron pamje panoramike mbi qytet. Parku Kombëtar mahnitës i Alpeve të Shqipërisë ofron një arratisje emocionuese për entuziastët e natyrës, me shtigjet e saj sfiduese, ujëvarat befasuese dhe fshatrat tradicionale malore ofrojnë një përvojë autentike të malësisë. Së fundmi një rëndësi të veçantë po i jepet Piramidës së Tiranës, të sapo inaguruar nën arkitekturën e veçantë, tashmë është shndërruar në një qendër IT rinore për Teknologjitë Kreative. Kryeqyteti nuk ka vetëm Piramidën, por pas nuk mbetet as jeta e natës në zonën e Bllokut. Për personat që adhurojnë jetën e natës, në kryeqytet destinacioni i duhur mbetet zona e Bllokut.

Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01 22:02
Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA