Top Channel/ Shkollat si qendra komunitare, programi i arsimit për të luftuar fenomenet negative
30/09/2024 19:50

“Shkollat si qendër komunitare” është një nga programet me rëndësi për ministrinë e arsimit, për të forcuar bashkëpunimin mes shkollës dhe komunitetit kundër fenomeneve negative. Në Konferencën Kombëtare me temën “Shkolla Qendër Komunitare – Modeli Shumaktor për Komunitete të Qëndrueshme në Shqipëri”, ministrja Ogerta Manastirliu, vuri theksin te rëndësia e zgjerimit të kësaj nisme. “Shkollat si qendra komunitare janë sot mbi 500 në të gjithë vendin, ku në 30 prej tyre organizohet edhe ky aktivitet që koordinohet nga Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Jam e bindur që me mbështetjen e të gjithëve ky model i suksesshëm do të shtrihet në të gjitha shkollat tona, sepse kemi nevojë për të fuqizuar marrëdhëniet mes shkollës dhe komunitetit në luftën kundër fenomeneve negative.”, shprehet Ogerta Manastrliu. Sipas ministres bashkëpunimi dhe ngritja e mekanizmave mbrojtës për nxënësit kanë dhënë rezultate pozitive në uljen e incidenteve në shkolla. “Numri i incidenteve në shkolla ka ardhur duke u ulur. Për vitin 2023-2024 janë raportuar rreth 742 raste me pak, në krahasim me një vit më parë, çka tregon se mekanizmat e ngritur janë funksionalë dhe bashkëpunimi ka luajtur një rol të rëndësishëm”, u shpreh ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Po ashtu Manastirliu përmendi punën e bërë nga ministria për sigurinë e nxënësve siç është rritja e numrit të oficerëve të policisë në 240 punonjës apo dhe ndërveprimi me punonjësit social.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA