Top Channel/ Shi e borë! Tmerr në Rrugën e Arbrit, përplasen tragetet në Durrës
23/12/2024 20:28

Reshjet masive të shiut dhe dëborës, që kanë përfshirë të gjithë vendin këtë të hënë, kanë shkaktuar probleme në disa akse kryesore. Reshjet e pandërprera të dëborës për disa orë me radhë bllokuan Rrugën e Arbrit, në pjesën “By pass-Qafë Murrizë”. Me dhjetëra makina u bllokuan në rrugë, ndërsa policia riktheu qarkullimin nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Probleme me qarkullimin nga reshjet e dendura të dëborës janë krijuar edhe në disa akse të tjera kryesore në Kukës, Shkodër e Korçë, ku lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Në aksin Kukës-Bushtricë, disa automjete u bllokuan si pasojë e dëborës, ndërsa drejtuesit u ankuan për mungesë të borëpastrueseve. Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë prej disa orësh edhe Qarkun e Elbasanit, por deri më tani nuk raportohet për probleme në qarkullim. Ndërkohë, në zonat bregdetare u krijuan probleme nga reshjet e dendura të shiut. Në Durrës, dy tragete u përplasën në Port, në tentativë për t’u ankoruar, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Gjatë manovrave për t’u ankoruar, helika e njërit traget kapi spirancën e mjetit tjetër lundrues, duke u dëmtuar dhe për pasojë, duke kryer lundrimin në kthim pa pasagjerë. Po ashtu, një peshkarexhë që qëndronte prej kohësh e ankoruar, u fundos në basenin e portit të peshkimit, pasi mori ujë për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Ndërkohë, vonesa të shumta pati në mbërritjen dhe nisjen e shumë trageteve, ndërsa është pezulluar puna në terminalin e mallrave gjeneralë dhe atë të rifuxhos. Po ashtu, reshjet me intensitet të lartë kanë rikthyer frikën e përmbytjeve në qytetin e Vlorës, ndërsa përgjatë gjithë ditës nuk u lejua dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre të tonazhit të ulët, si pasojë e dallgëve dhe erës së fortë në det. Bashkia ka paralajmëruar qytetarët të mos parkojnë makinat në disa zona me risk të lartë. Ndërkohë në Lezhë raportohet për rreth 15 mm reshje shiu, por nuk paraqiten probleme ne rrjetin e kullimit. Funksionimi i rrjetit te kullimit dhe argjinaturat mbahen ne monitorim.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA