Top Channel/ Shfrytëzonte brazilianet për prostitucion, shqiptari në Angli shpallet fajtor
24/10/2024 23:01

Një tjetër shqiptar është shpallur fajtor në Angli, por këtë herë për si trafikant vajzash për shfrytëzim seksual. Sipas komunikatës për shtyp, të Policisë Metropolitane londineze, bëhet fjalë për 43-vjeçarin Roland Cankaj. I arrestuar më 20 prill të këtij viti, ai doli para gjykatës ditën e sotme, ku u shpall fajtor për vepra të shumta pas një gjyqi gjashtë ditor. Hetimi nisi mbi një rrjet të krimit të organizuar të quajtur “Cankaj Brotherhood” në vitin 2022, që drejtohej nga shqiptari, me qëllim trafikimin e grave braziliane në Mbretërinë e Bashkuar për t’u shfrytëzuar seksualisht. Nga hetimet e detajuara u vu re se Cankaj merrte me qira apartamente me pasaportë false. Oficerët filluan të vëzhgonin lëvizjet e Cankajt dhe e panë atë duke i çuar të rejat drejt adresave dhe duke pritur jashtë në makinë, ndërsa gratë hynin brenda. Ai u pa gjithashtu të ishte në shoqërinë e vajzave të reja, duke bërë foto provokuese të tyre, të cilat përdoreshin për të reklamuar shërbime seksuale. Një bordello e drejtuar nga Cankaj, u zbulua gjithashtu, të pajisura me sende seksuale. Si rezultat u identifikuar gjithsej gjashtë vajza, ku një nga tyre gjatë një interviste shpjegoi se si kishte punuar si estetiste në Brazil dhe kishte biseduar me Cankajn për paratë. Ai e mori atë në Angli dhe e dërgonte në adresa të ndryshme për të bërë seks me burra që ajo nuk i njihte, ndonjëherë 10 deri në 15 burra në ditë. Paratë i ndanin në gjysmë.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA