“Një gjë që më është bërë e qartë është se kur njerëzit mendojnë kundër korrupsionit, mendojnë SPAK. Kjo tregon ndikimin që ka pasur SPAK, ndaj kjo është një gjë e mirë. Drejtuesja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara i bëri këto deklarata në lançimin e projektit “Kronikat e integritetit: Rrëfimet e luftës kundër korrupsionit”, një nismë që ka në fokus transparencën dhe llogaridhënien dhe synon rritjen e ndërgjegjësimit si mekanizëm parandalues në luftimin e korrupsionit. “Mendoj se zoti Dumani do të ishte personi i parë që do të thoshte se SPAK nuk vepron i vetëm. Çdo sukses që ata kanë në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve është për shkak të të gjithë të tjerëve në peizazhin e drejtësisë”.