Top Channel/ SHBA për Open Balkan: Të diferencohet zona e tregtisë së lirë nga zona e kontrabandës!
02/12/2022 19:46

Dy kushte vendos SHBA-ja për të mbështetur Ballkanin e Hapur. Në këtë nismë, sipas zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, Kosova aty duhet jetë krejtësisht e barabaratë. Diplomati amerikan tha se Aleksandar Vucic është zotuar ta pranojë një gjë të tillë, por tani Shtetet e Bashkuara do të testojnë vërtetësinë e këti premtimi të tij. Escobar nënvizoi po kështu se Serbia duhet të njohë kufijtë me Republika Srpska’n dhe me Kosovën Veriore si kufij ndërkombëtarë.” Ballkanin e Hapur e mbështesim vetëm nën dy kushte: njëri është që të jetë i hapur për të gjithë, i hapur për të gjithë si anëtar i plotë. Sfidat e CRM (Common Regional Market dhe RCC (Regional Cooperation Council) dhe mekanizmave tjerë është se vendosin kufizime për anëtarësimin e Kosovës. Nuk duhet të ketë limite të tilla, duhet të jetë anëtare e plotë e të gjitha institucioneve. Kjo është një nga gjërat që duhet ta testojmë, duhet ta testojmë zotimin e Presidentit Vuçic që Kosova do të jetë anëtare me të drejta të plota dhe t’i pranojë dokumentet që i lëshon Qeveria e tyre Kosovës”, u shpreh Escobar. Pika tjetër kyce, është ajo e kufijve. “Nëse në fillim janë bashkuar tre ose katër anëtarë [në Ballkanin e Hapur], atëherë kjo kërkon një diferencim ndërmjet një zone të tregëtisë së lirë dhe zonës së lirë të kontrabandës, pra kontrolli i kufijve. Kjo nënkupton që duhet t’i njohin kufijtë ndërmjet Serbisë dhe Republika Srpska’n dhe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës Veriore si kufij ndërkombëtarë të rregulluar nga Serbia dhe tre vende anëtare të NATO’s”, ishte komenti i tij. Pamjet: AFP

Top News – Trump nis ‘raprezaljen’ në administratë, SMS federalëve: Tregoni politikat e diversitetit
24/01 10:15
Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
DIGITALB DIGITALB - OFERTA