Top Channel/ SHBA akuza kundrejt Google, përfundojnë në gjyq: Nuk ka vepruar sipas rregullave
12/09/2023 22:04

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Google se nuk ka vepruar sipas rregullave në përpjekjet e saj për të mbajtur dominancën në kërkimet online. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, kompania e teknologjisë pagoi 10 miliardë dollarë që rivalët më të vegjël të mos ishin kurrë tërheqës për përdoruesit. Në detajet e zbuluara thuhet se Google që nga viti 2010 nisi të ruante në mënyrë të paligjshme monopolin. Departamenti amerikan i Drejtësisë ka akuzuar kompaninë se çdo vit ka paguar miliarda dollarë për prodhuesit e pajisjeve sikurse Apple Inc dhe disa kompani të tjera të internetit, për t’i dhënë motorit të kërkimit të Google hapësirë në treg prej 90 për qind. Për më tepër, gjatë gjykimit u raportua se kompania e teknologjisë ka mashtruar në ankandet për reklamat e vendosura në internet, në mënyrë që të rrisë çmimet për reklamuesit. “Ky rast ka të bëjë me të ardhmen e internetit. Shkalla e mashtrimit ka rëndësi dhe Google në mënyrë të paligjshme ka mbajtur monopolin për më shumë se një dekadë”, raportuan organet e drejtësisë gjatë gjykimit që u mbajt në Washington. Ndër të tjera është theksuar se Google ka një konkurrencë serioze, por ka lënë pas dore problematikat e vërteta në lidhje me privatësinë, që shpesh ka ngjallur shqetësime. Në një gjykatë federale në Washington kanë nisur deklaratat për këtë rast, ndërsa seancat pritet të zgjasin të paktën dhjetë javë dhe do të ndahen në dy faza. Pamjet: AFP

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA