Top Channel/ Sërish telashe për Trump. Gjykata e Apelit merr një tjetër vendim kundër tij
02/12/2023 07:00

Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara vendosi të premten se ndaj ish-presidentit Donald Trumpit mund të ngrihen padi lidhur me trazirat në Kapitol, duke e hedhur poshtë kështu ankesën e ish-presidentit amerikan kundër akuzave ndaj tij për nxitjen e dhunës së 6 janarit 2021. Gjykata e Apelit në Distriktin Kolumbia i hodhi poshtë pretendimet e Trumpit se imuniteti presidencial e mbron atë nga përgjegjësia në paditë e ngritura nga ligjvënësit demokratikë dhe oficerët e policisë. Megjithatë, paneli prej tre gjyqtarësh tha se Trumpi mund ta vazhdojë luftën ligjore në përpjekje për të dëshmuar se veprimet e tij ishin ndërmarrë në kapacitetin e tij zyrtar si president. Trumpi prin garën për t’u nominuar kandidat për president nga radhët e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës, ndërsa ka deklaruar se nuk mund të paditet për trazirat ku u plagosën dhjetëra zyrtarë policorë, me argumentin se fjalimi i tij gjatë një tubimi para se njerëzit të futeshin në Kapitol dhe të shkaktonin trazira adresoi “çështje me interes publik” dhe se ato ishin në përputhje me imunitetin e plotë presidencial. Por, vendimi u mor në një kohë kur avokatët mbrojtës të Trumpit po argumentojnë se ai është imun, po ashtu, ndaj ndjekjes në një rast penal të cilin e ngriti prokurori special, Jack Smith, ku Trumpi akuzohet se kishte tentuar ta përmbyste jashtëligjshëm disfatën kundër Joe Biden në zgjedhjet e kaluara presidenciale. Ky rast në Uashington është në mesin e katër rasteve penale me të cilat Trumpi është duke u përballur teksa po tenton të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 2024. Pamjet: AFP

Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
Top News – Kërcënimi i Trumpit për Rusinë…Përgjigjet Kremlini: Nuk shohim asgjë të re
23/01 14:07
Top News – Fitorja e Rusisë në Ukrainë…Rutte: Do shkatërronte NATO-n, triliona për t’u ringritur
23/01 14:06
Top Channel/ Rrëmbimi i të porsalindurës në një spital në Itali, babai: Në dhomë erdhi një grua…
23/01 14:06
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
DIGITALB DIGITALB - OFERTA