Top Channel/ Serbët bojkotojnë zgjedhjet/Kosovë,pjesëmarrje e ulët dhe masa të larta sigurie në veri
23/04/2023 20:18

Kosova zhvilloi këtë të diel zgjedhjet lokale në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Që në orën 7 të mëngjesit të së dielës qendrat u hapën për votuesit. Me pak vonesa edhe ato alternative iu përmbajtën orarit të përcaktuar nga institucionet e zgjedhjeve. Megjithatë, disa prej tyre nuk pritën asnjë votues, dy prej të cilave ishin në komunën e Zubin Potokut. Në qendrën e votimit në Velje Breg në rrugën Mitrovicë-Bërnjak kanë të drejtë vote 4111 qytetarë, të gjithë të nacionalitetit serb, megjithatë, asnjë prej tyre nuk e ka ushtruar të drejtën e votës. Situatë pak më pozitive ishte në Leposaviq e në Zveçan që kishin numër simbolik të votuesve serbë. Edhe në qendrën e votimit në rrugën Mitrovicë- Jarinjë në dalje të fshatit Soqanicë ka pak votues. Mbi tre mijë janë të regjistruar për të votuar, por vetëm dy e kanë bërë këtë gjatë ditës së diel. Një prej votuesve në Zveçan ishte vetë kandidatja për kryetare të komunës, Sllagjana PantovIç e cila erdhi e u përcoll për në shtëpinë e saj me një eskortë të policisë së Kosovës, të cilët gjatë ditës monitoruan situatën pranë vendbanimit të saj. Pantoviç kërkoi paqe me shpresën që këto zgjedhje do sjellin ndryshimin. “Mendoj se zgjedhjet po mbahen dhe duhet të mbahen në paqe, në dashuri dhe respekt për popullin dhe jo me urrejtje, kërcënime dhe shantazhe”, tha Sllagjana Pantoviç, kandidate për kryetare të Komunës së Zveçanit.

Top News- Grenell mesazh ndaj Kurtit/ Diplomati: Çoi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
23/01 22:37
Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
DIGITALB DIGITALB - OFERTA