Top Channel/ “Sekretet” e Dumanit/ 25 vite në drejtësi, profili i prokurorit që u vlerësua nga SHBA
09/12/2024 20:15

Kapërcimi i derës së KLP nga Altin Dumani verën e 2019 ndodhi në kohën kur SPAK ishte ende një projekt që pakkush mund ta parashikonte se sa lart do të ndëshkonte në emër të ligjit. Si çdo hap i vogël, por të rëndësishëm Altin Dumani, sot 50 vjeç kërkoi që në fillim të kalonte testet për prokuror të thjeshtë në skuadrën e SPAK . Forca që po projektohej të ndëshkonte të pandëshkueshmit brenda një terreni ku korrupsioni dhe krimi I organizuar ishin ulur këmbëkryq. Anila Hoxha: Po konkurroni për një prokurori shumë të rëndësishme Altin Dumani: Patjetër që është emocionuese. Në karrierën e tij , Dumani është shprehur vazhdimisht se detyra e prokurorit është një mision dhe jo një punë. Nga 1999 kur hyri në sistemin e drejtësisë, prokurori Altin Duman ndërtoi profilin e një shërbëtori të ligjit duke hetuar në qytete të trazuara për kohën sikurse ishte Tropoja . I palëkundur në vazhdim Altin Dumani provoi përmes hetimeve të njësisë task- force e para e mbështetur nga amerikanët, dhe më tej pranë prokurorisë së krimeve të rënda por edhe në apel; se kush kishte shkelur ligjin nuk mund të shpëtonte për procedurë. “Emri nuk më bën përshtypje, rëndësi ka prova” – u shpreh Dumani, ditën kur kërkoi të ishte një nga ata që do të nisnin ndryshimin. Ti shikojë të gjithë njësoj pavarësisht pushtetit ishte një parim që e përsëriti edhe gjatë garës për kryeprokuror i SPAK Pikërisht gjatë kësaj gare ambasadorja Yuri Kim e cila surprizoi me një vizitë të beftë dha mesazhin se kushdo që do të zgjidhet duhet të mbajë parasysh që pronar I tij është ligji. Nuk u tha shqip që amerikanët po mbështesnin Dumanin, megjithatë kjo ishte e qartë “Prokuroria e Posaçme duhet të bëjë të mundur një Shqipëri ku cilido që kryen një krim duhet të ndëshkohet, pavarësisht pushtetit dhe fuqisë që ka. Dhe duhet bërë e qartë që e vetmja shpresë për ti shpëtuar ligjit është të mos kryejë krim”, tha Dumani. Në krye të SPAK prej 2022, Altin Dumani I nderuar sot kampion kundër korrupsionit, po tregon së bashku me skuadrën e posaçme se se “ ligji është I barabartë për të gjithë”.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA