Top Channel/ Sanksione të reja Kosovës? Hill: Efekte të tjera në marrëdhëniet dypalëshe
31/05/2023 21:40

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka deklaruar në Beograd se për Kosovën mund të ketë edhe pasoja të tjera përveç pezullimit të stërvitjeve ushtarake “Defender Europe ‘23”. Sipas Hill, vendimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit kanë pasur efekt negativ në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Christopher Hill, ambasador i SHBA-ve në Serbi “Unë mendoj se, ashtu siç e bëri shumë të qartë z. Blinken, do të ketë efekte në marrëdhëniet tona dypalëshe, ne po i shohim tashmë ato. Nuk përjashtoj mundësinë se do ketë të tjera, por nuk jam në gjendje t’i identifikoj ato, përveçse mund të them se duam më shumë përparim në Kosovë, duam themelimin e Asociacionit të komunave serbe, duam normalizim. Angazhimi drejt normalizimit duhet të bëhet nga të dyja vendet duke përfshirë edhe Serbinë, por ne duam të shohim këtë lëvizje, dhe ne duam të shohim rivendosjen e dialogut dhe në fund, siç thashë pak minuta më parë, duam ta shohim Serbinë të vazhdojë këtë rrugëtim drejt perëndimit dhe të jetë realisht pjesë e strukturave euroatlantike”. Ambasadori amerikan në Serbi deklaroi se Ballkani duhet të qetësohet dhe të bëjë një rrugëtim të ri që është drejt Evropës dhe strukturave euroatlantike. SINK HILL “Ballkani duhet të qetësohet. Ne duhet të kemi një situatë ku të gjithë në Ballkan të mund të përgatiten për një rrugëtim tjetër dhe ai rrugëtim është drejt Evropës. Kështu që unë shpresoj se Serbia do të mbajë në fokus shumë të mprehtë dhe fokus të qartë nevojën për të vazhduar këtë dialog dhe nevojën për të arritur përfundimisht në destinacionin e strukturave euroatlantike”, tha Hill. Ndërkombëtarët kanë apeluar që të dyja palët duhet të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
Top News – Shkeljet e fushatës/ Kosovë, KQZ gjobit LDK dhe Vetëvendosjen
16/01 18:21
Top Channel/ Plani për t’i marrë jetën Liridonës, zbardhet ngjarja që tronditi Kosovën
16/01 13:24
DIGITALB DIGITALB - OFERTA