Top Channel/ Saksione ministrave izraelitë?! Britania thërret takim urgjent në OKB për Gazën
16/10/2024 20:51

Britania e Madhe dhe Franca kanë thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për gjendjen humanitare në Rripin e Gazës. Ndërkohë, Britania është duke shqyrtuar edhe sanksionimin e dy ministrave izraelitë, tha të mërkurën kryeministri britanik, Keir Starmer. Furnizimi me ushqim në Gazë ka shënuar rënie të madhe në javët e fundit, pasi autoritetet izraelite vendosën rregulla të reja doganore. Kjo gjendje e nxiti SHBA-në ta paralajmërojë Izraelin se, nëse nuk e përmirëson gjendjen, mund të përballet me kufizimin e ndihmës ushtarake nga ajo. “Ne vazhdimisht po i pasqyrojmë këto me partnerët tanë”, tha Starmer në Parlament, kur u pyet për gjendjen në Gazë. “Ka kohë që nevojitet dhe nevojitet edhe tani urgjentisht futja e më shumë ndihmave në Gazë”, tha ai. Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, tha në një komunikatë se Izraeli duhet të sigurohet që civilët të mbrohen dhe që rrugët të jenë të hapura për ta lejuar ndihmën jetike të kalojë. Ai theksoi se këto çështje do të diskutohen në takimin e OKB-së. Starmer theksoi gjithashtu se Britania po shqyrton sanksionimin e ministrit të Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, dhe atë të Sigurisë Kombëtare, Iamar Ben-Gvir, për shkak të komenteve të tyre në lidhje me konfliktin. I pyetur nëse Qeveria do t’i sanksionojë Smotrichin, që tha se t’i lësh civilët në Gazë të vdesin urie mund të arsyetohet, dhe Ben-Gvirin, që tha se përgjegjësit e dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor janë heronj, Starmer tha: “Jemi duke e shqyrtuar këtë, sepse këto janë, natyrisht, komente të neveritshme”. “Izraeli duhet t’i ndërmarrë të gjitha hapat e mundshëm për ta shmangur vrasjen e civilëve, të lejojë sasi shumë më të mëdha të ndihmës në Gazë dhe t’ua mundësojnë partnerëve të OKB-së të veprojnë në mënyrë efektive”, tha Starmer.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA