Top Channel/ Rusia, revansh ne Ukrainë: Po “merr” Kharkivin, ofensivë madhore- qindra të evakuar!
11/05/2024 11:45

Rusia nuk ndalet në Ukrainë; forcat e Moskës nisën një ofensivë befasuese tokësore në Kharkiv, gati dy vjet pasi ishin zbrapsur prej tij. Mësymja e ushtrisë ruse ka bërë që qindra njerëz të evakuohen me urgjencë nga zonat pranë kufirit rus në këtë rajon, ku vetëm 24 orët e fundit u bombarduan mbi 30 vendbanime. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u shpreh se një “betejë e ashpër” po zhvillohej në Harkiv.“Ne duket t’a ndalim patjetër ofensivën ruse dhe Ukraina ta marrë iniciativën”, ishte komenti i tij. Kharkivi ka qenë kryesisht nën kontrollin e Ukrainës prej shtatorit 2022. Rajoni verilindor ukrainas gjendet në kufi me Rusinë, dhe në periferi gjendet dhe kryeqyteti rajonal me po të njëjtin emër. Ky qytet ndodhet 25 kilometra nga vijat e frontit. Me një popullsi prej 1.4 milion banorësh – sipas të dhënave të popullsisë para se të niste lufta – Harkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe një prej qyteteve në të rëndësishme ekonomike dhe industriale. Ai është po ashtu një ndër qytetet e para që u përball me sulmet ruse, pasi Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kundërofensiva e suksesshme ukrainase shtatorin e atij vitit bër të mundur që pothuajse i gjithë rajoni të rikthehej nën kontrollin e Kievit. Por muajt e fundit, situata në terren po nisur të ndryshojë, me Rusinë që ka intensifikuar sulmet me dronë dhe raketa në këtë rajon dhe kryeqytetin e tij, teksa forcat ukrainase përballen me mungesë municionesh dhe të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA