Top Channel/ Rumania e Bullgaria afër Schengen, pritet të bashkohen në zonën pa pasaporta në 2025
22/11/2024 23:30

Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë që këto dy shtete të anëtarësohen vitin tjetër. Ky vendim u bë publik të premten nga Presidenca hungareze e Këshillit të Bashkimit Evropian, që organizoi një takim në Budapest të ministrave të Brendshëm të Rumanisë, Bullgarisë dhe Austrisë. BE do të takohet me dy shtetet kandidate për të finalizuar paketën e përbashkët të sigurisë gjatë takimit më 11-12 dhjetor dhe ato mund të bëhen anëtare të Schengenit në janar të vitit 2025. “Bulgaria dhe Rumunia i përkasin plotësisht zonës Schengen. E mirëpres rezultatin pozitiv të bisedimeve joformale në Budapest sot”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në X. Anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë do ta zgjeronte zonën Schengen në 28 shtete, duke përfshirë 24 anëtarë të BE-së. Irlanda dhe Qiproja do të mbeten anëtaret e vetme të BE-së që nuk janë pjesë e zonës Schengen. Bullgarëve dhe rumunëve aktualisht nuk u lejohet të udhëtojnë lirshëm në shtetet e tjera anëtare të Schengenit përmes kufijve tokësorë. Në fillim të këtij viti, ata fituan të drejtën që të udhëtojnë pa pengesa përmes ajrit dhe detit, pasi Vjena zbuti qëndrimin e saj karshi dy vendeve. Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, tha se janari është afat realist për anëtarësimin e dy shteteve në Schengen.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA