Banorët e fshatit Gështenjas në Pogradec kanë protestuar duke ngritur disa shqetësime në lidhje me standardin e punimeve që po kryhen për asfaltimin e rrugëve të brendshme të fshatit. Sipas tyre punimet nuk janë në cilësinë e duhur dhe projekti përfshin ndërhyrje në shtresën asfaltike ndërkohë që ende nuk janë bërë kanalizimet.