Top Channel/ “Rrofsh o Amerikë”: talebanët, fuqi ajrore më të madhe se 10 vende të Nato-s!
02/09/2021 11:28

Talebanët kanë sot në duart e tyre 48 mjete ajrore ushtarake nga më modernet, përfshirë dhe helikopterë Black Hawk, me të cilat SHBA-ja kishte furnizuar ushtrinë afganë. Fuqia e tyre ajrore mund të jetë tani më e madhe se e disa vendeve të Nato-s përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjen, Islandën apo Luksemburgun, thonë mediat britanike. Këto muajt e fundit, xhihadistët kishin marrë dhjetë fusha të mëdha ajrore nga Bagrami deri në Mazar-i-Sharif, dhe së fundi dërguan një Black Hawk 6 milionë dollarësh në mbështetje të ofensivës së tyre në Luginën e Panjshirit. Krerët talebanë kanë urdhëruar trupat e tyre të gjejnë pilotët e forcës së shpërbërë ajrore afgane, të cilët janë stërvitur nga SHBA dhe aleatët e tyre për të drejtuar avionët he hekikopterët luftarakë high-tech. Pa ata pilotë, fluturimi i mjeteve të tilla kaq të sofistikuara është i pamundur, por duket se i kanë nisur tashmë rekrutimet. Sipas një liste të datës 30 qershor, forcat ajrore afgane kishin 43 helikopterë MD-530, 33 Black Hawks, 32 Mi-17s, 33 avione C-208, 23 A-19 turboprop - avione te lehte sulmi dhe 3 Hercules C-130s. Një pjesë e tyre u arrit të largoheshin në kohë përpara se talebanët të merrnin kontrollin, por të tjerët jo. përmes një parade nëpër rrugë, talebanët treguan armatimet e kapura pas marrjes nën kontroll të Afganistanit, duke u mburrur më pajisjet që kanë tani në dorë.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA