Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01/2025 19:54

Ulja e normave të interesit nga banka e Shqipërisë, por edhe nga insticuionet homologe si Banka Evropiane Qëndrore bëri që bizneset dhe individët të rrisin kërkesën për kredi në tremujorin e katërt të vitit, ndërsa bankat shkallën e miratimit të tyre në tremujorin e katërt të vitit. Në një vrojtim të aktivitetit kreditues Banka e Shqipërisë shprehet se për bizneset shkalla e miratimit është rritur si rrjedhojë e ndryshimit të politikave të kolateralit, përmirësimit të pasqyrave financiare të bizneseve si dhe perceptimi më i ulët i rrezikut nga ana e ty mbi të ardhmen e sektorit ku operojnë këto biznese. Kërkesa për kredi nga bizneset u raportua më e lartë kryesisht për të financuar inventarët e kapitalit qarkullues, por edhe për investime. Kjo pasi bizneset janë optimiste për vitin e ardhshëm dhe situatën ekonomike në vend. Një tendencë e vënë re është ulja e kredisë për likudidtet, që ka rezultuar historikisht si një nga format më të përdorura. Shkalla e miratimit të kreditimit u raportua në rritje edhe për individët në këtë periudhë. BSH thotë se kjo erdhi si pasojë e historikut të mirë të kreditimit, por edhe rritja e të ardhurave të disponueshme nga individët, tregues ky që sugjeron se qytetarët po e ndjejnë më pak kostot e inflacionit mbi supe. Nga krahu tjetër qytetarët rritën kërkesat në kreditë për konsum, me një rritje të fortë në këtë segment, ndërsa në të njëjtat nivele ka mbetur kërkesa për kredi hipotekore BSH thotë se në tremujorin e parë të 2025-ës bankat presin që kërkesa për kredi të vijojë e lartë si për financimin e konsumit edhe për blerjen e banesave.

Top Channel/ Rritet kërkesa për kredi! Arsyet pse po merren më shumë hua
22/01 19:54
Top News – Rishpërndarja e 50 mld lekëve. Nga bonuset e pensionistëve tek transfertat për bashkitë
22/01 19:45
Top Channel/ Faturimi i energjisë! Balluku paralajmëron punonjësit e OSHEE
22/01 19:25
Top Channel/ Rënia e eksporteve! Kush u prek më shumë dhe arsyet
17/01 19:51
Top Channel/ Shtrenjtohet sigurimi për makinat, ja kush preket
16/01 19:44
Top Channel/ Gati projekti në Sazan! Dhëndri i Trump zyrtarisht investitor strategjik
15/01 19:58
Top Channel/ Ulja e interesave per mikrokreditë, BSH bën gati ndryshimet
14/01 19:49
Top Channel/ Lajm i madh për 210 familje të prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019
10/01 19:52
Top Channel/ Pagesat e shpejta! BSH firmos marrëveshjen, na kursen në 40 miliardë lekë
10/01 19:45
Top Channel/ Nisin punimet në lagjen 300-vjeçare në Shkodër, Rama prezanton projektet
10/01 19:44
Top Channel/ “Bankat, më shumë kredi”! Guvernatori diskuton me bankat e nivelit të dytë
09/01 22:24
Top Channel/ Llogaritë me energjinë! Fatura për uljen e çmimit shkon 30 mln euro në vit
09/01 20:04
Top Channel/ Lajm i mirë për 500 mijë shqiptarë në Italia, pensionet marrin tjetër “OK”
09/01 20:03
Top Channel/ Festë përtej mundësive. Bota digjitale, shton presionin për dhurata
03/01 19:57
Top Channel/ Merr fund trafiku! Hapet Unaza e madhe e Tiranës
30/12 19:34
Top Channel/ Bujqësia merr goditjen e rëndë, rënie drastike në 20224
27/12 15:25
Top Channel/ Lajm i mirë! Hapet të hënën Unaza e Madhe e Tiranës
27/12 15:24
Top Channel/ Turistët e festave… Bullgarët në Shqipëri për ndërrimin e viteve, besnikë italianët
27/12 12:18
Top Channel/ Debati për buxhetin në Korçë/ Miratohet mes tensionesh , opozita akuza Filos
26/12 22:38
Top Channel/ Lëvizjet e BSH për të shpëtuar Euron, blerje rekord në 2024
25/12 19:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA