Top Channel/ Rrëzohet Vuçiç?! Shpërthejnë si kurrë më parë protestat kundër tij
22/12/2024 23:08

Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd, duke protestuar kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe qeverisë së tij. Protesta e organizuar nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacioni hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit, që la pas vetes 15 të vdekur me një nëntor. Protesta filloi me një heshtje 15-minutëshe në nderim të viktimave dhe u pasua nga brohoritjet "I keni duart e përgjakura”. Tubime më të vogla u mbajtën edhe në qytete te tjera te vendit. Shumë në Serbi fajësojnë për fatkeqësinë korrupsionin e përhapur dhe punimet e dobëta në ndërtesën e stacionit hekurudhor, që u rinovua dy herë në vitet e fundit si pjesë e projekteve të dyshimta që përfshijnë kompanitë shtetërore kineze. Protestuesit kërkojnë që Presidenti Vuçiç dhe përgjegjësit për shembjen e çatisë, të përballen me drejtësinë. Protestat e javëve të fundit e kanë sfiduar pushtetin e Presidentit Vuçiç, kundërshtarët e të cilit e akuzojnë për sundim gjithnjë e më autokratik. Në një përpjekje për të penguar protestat, qeveria e Serbisë ka zgjatur pushimet dimërore të shkollave duke i nisur ato gati një javë më herët. Por, ditët e fundit protestes i janë bashkuar edhe më shumë nxënës shkollash të mesme. Mësimet në universitetet në të gjithë vendin ballkanik janë pezulluar prej javësh me studentët që po qëndrojnë brenda godinave të fakulteteve.

Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
Top News – Sekretari i OKB thirrje Iranit: Stop armëve bërthamore, bëni hapin e parë
22/01 14:45
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top News- Amerika do shmang konfliktet, Sekretari i ri amerikan i Shtetit shpalos objektivat
22/01 14:31
Top News- 22 shtete padi kundër Trump/ Kundështojnë vendimin për shtetësinë përmes lindjes
22/01 14:23
DIGITALB DIGITALB - OFERTA