Top Channel/ Rikthehen avionët supersonikë! U ndërprenë për shkak të çmimeve marramendëse, tani…
07/09/2024 22:03

A do të mundet udhëtimi supersonik për pasagjerët të bëhet sërish një realitet i përditshëm? Një aeroplan për udhëtimin e pasagjerëve i kompanisë amerikane Boom Supersonic mund të arrijë një ditë të zëvendësojë aeroplanin supersonik Concorde, që u tërhoq nga tregu. Aeroplani Concorde bëri fluturimin e tij të fundit në nëntor 2003. Ky avion për udhëtimin e pasagjerëve ishte një revolucion për aviacionin, duke e përshkuar distancën mes dy anëve të Atlantikut me shpejtësi dy herë më të madhe se shpejtësia e zërit dhe duke e përgjysmuar kohën e udhëtimit krahasuar me avionët e tjerë të linjave ajrore. Por, për shkak të kërkesës së ulët, çmimeve të larta të biletave dhe një aksidenti në vitin 2000, avioni u nxor nga përdorimi nga dy kompanitë ajrore Air France dhe British Airways. Tashmë pas gati dy dekadash nga fluturimi i fundit i avionit Concorde, firma amerikane Boom Supersonic thotë se ka ardhur koha për të rikthyer udhëtimin ajror supersonik. Me avionin e tyre “Overture”, kompania synon të arrijë shpejtësi prej 2000 km/h, me deri në 80 pasagjerë në bord dhe distanca mbi 6800 kilometra. “Avioni Concorde ishte vërtet arritje për vitet 1960, madje shumë i avancuar për atë kohë. Por problemi i madh ishte çmimi i shtrenjtë i udhëtimit. 20 mijë dollarë për një biletë nuk është një çmim i arsyeshëm. Por 60 vite më vonë, ne tashmë kemi materiale më të mira, aerodinamikë më të mirë, motorë më efikasë; të gjitha pjesët elektronike janë bërë më të lehta dhe më të mira. Kështu që mund të ndërtojmë një avion supersonik të gjeneratës së re që është me kosto më të arsyeshme dhe që mund të bëjë më shumë fluturime”, thotë Blake Scholl, drejtor ekzekutiv në kompaninë “Boom Supersonic”.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA