Rebelët rrëzuan qeverinë siriane e cila ishte në duart e familjes Assad në një sundim autokratik prej 50 vitesh. Presidenti Bashar Al Assad dyshohet se është larguar nga vendi, teksa është sulmuar rezidenca e tij dhe plaçkitur pallati presidencial. Ngjarja ka sjell edhe reagimin e Donald Trump, duke thënë se Assad iku sepse nuk kishte më mbështetjen e Rusisë.