Top Channel/ Refugjatët do vendosen në Gjadër. Në çdo kamp 3 mijë persona, do mbahen nga italianët
06/11/2023 21:47

Top Channel mëson se kampet e refugjatëve që do duan të hyjnë në Itali e më tej në Bashkimin Europian do të ndërtohen në zonën e Gjadrit në Lezhë. Sipas marrëveshjes, Italisë i jepet e drejta e përdorimit të zonave të përcaktuara pa kundër-shpërblim. Zonat që do të jepen në përdorim do të menaxhohen tërësisht nga pala italiane, sipas juridiksionit të shtetit italian. Është dakordësuar që numri i migrantëve prezent në zonat e caktuara nuk do të kalojë shifrën 3.000. Ata do mbahen në strukturat pritëse, vetëm me qëllimin e kryerjes së procedurave kufitare të riatdhesimit dhe pas përfundimit të tyre do të nxirren jashtë territorit të Shqipërisë. Afati maksimal i qëndrimit të tyre do të jetë në përputhje me afatin e përcaktuar në legjislacionin italian për këto procedura. Transporti në territorin shqiptar dhe shoqërimi i emigrantëve pas përfundimit të procedurave jashtë këtij territori do të kryhet nga italianët. Do jetë shteti italian që do kujdeset për shpenzimet, ushqimin dhe kushtet higjeno-sanitare dhe shërbimet shëndetësore në kamp. Çdo ndihmë nga Shqipëria do të bëhet kundrejt pagesës. Sigurinë në kamp do e ruajnë vetë italianët ndërsa policia shqiptare do angazhohet të ruajë sigurinë në perimetrin e jashtëm si dhe gjatë transportit të migrantëve nga njëra zonë në tjetrën. Policia shqiptare hyn në kampe vetëm në raste rreziku potencial. Emigrantët nuk do të jenë të lejuar të dalin jashtë zonave të caktuara gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre në territorin shqiptar. Në rastet kur kjo nuk do të respektohet, pas lokalizimit nga ana e autoriteteve shqiptare, migrantët do të rikthehen përsëri brenda zonave, duke iu dorëzuar palës italiane. Të gjitha shpenzimet për ngritjen e qendrave dhe infrastrukturës së tyre në zonat e caktuara, shpenzimet shëndetësore, shpenzimet në lidhje me sigurinë do të mbulohen 100 % nga pala italiane.

Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me situatë tmerri
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
Top Channel/ Rikthehen reshjet e borës, raportohen probleme në disa rrugë
23/01 12:49
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të eliminonte Indrit Doklen
23/01 12:47
Top News- Pranga nipit të ish-deputetit/ Ishte në kërkim për dhunë, procedohet i ati
23/01 12:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA