Top Channel/ RAPORTI! Cilët janë deputetët “memecë” të Kuvendit, asnjë fjalim në 6 muaj
28/08/2024 19:30

Raporti i Institutit për Studimet Politike mbi efikasitetin e deputetëve në sesionin e shkuar ka bërë një renditje të deputetëve më efikasë gjatë periudhës janar-gusht2024 dhe atyre “memece”. Referuar punës së tyre për nismat ligjore, për propozimet individuale, për pjesëmarrjen aktive në debatet në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare, për interpelancat dhe pyetjet, deputetët më efektivë vijuan të jenë pothuajse të njëjtët si në sesionet e mëparshme parlamentare: Erion Braçe, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Bujar Leskaj, Petrit Vasili, Klotilda Bushka dhe Tritan Shehu. Deputetët e PSD vijojnë me rekorde negative (nën 13%) në fund të renditjes, kurse partitë e tjera kanë kuota nën 30%. Në raport theksohet se gratë deputete vijuan të shënojnë nivel shumë më të lartë angazhimi dhe efikasiteti sesa deputetët e gjinisë tjetër. Veç atyre efikasë gjatë periudhës janar-gusht 2024 kishte edhe disa deputetë “memecë”. Sipas raportit, në listë kryesojnë pothuajse të njëjtit deputetë si edhe në sesionet e kaluara parlamentare. Agron Çela, Gledis Çeliku, Gertjan Deda, Niko Kuri, Shkelqim Bullari dhe Tatiana Piro janë 6 deputetët më pak efikasë. Sipas raportit të Institutit për Studimet Politike, ata nuk kanë arritur të lënë “gjurmë parlamentare” në sesionin e fundit parlamentar, duke mos pasur asnjë angazhim personal në komisionet e Kuvendit dhe as në seancat plenare. Ata gjithashtu nuk kanë bërë asnjë propozim, nuk kanë folur për asgjë dhe nuk kanë ushtruar kështu pjesën më të madhe të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore parlamentare.

Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01 22:21
Top Channel/ Berisha: Diaspora të protestojë/ Kryetari i PD vijon akuzat ndaj Taulant Ballës
23/01 22:04
Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
DIGITALB DIGITALB - OFERTA