Top Channel/ “Rama veç me arab ka mbet?”/ Kryeministri-komentuesve: Italia është në Evropë o Fatos
15/01/2025 21:54

Nga samiti i “Javës së Qëndrueshme” në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të nënshkruhet një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet për zhvillimin e kabllove nënujore të energjisë së ripërtëritshme. Kreu i qeverisë i është përgjigjur pyetjeve të dy komentuesve në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes për zhvillimin e kabllove nënujore të energjisë së ripërtëritshme. “Rama veç me arab ka mbet. Pse nuk bën biznese me Evropën dhe me Amerikën” “Të kthej unë përgjigje vëlla, sepse nuk duan. S’kanë interes.”, janë këto dy komentet që kryesocialisti është përgjigjur. “Sa u ktheva dhe po lexoja komentet tuaja ‘Rama ka mbetur vec me arabë’. Për këdo ta ketë nuk ka diçka më larg të vërtetës, duke filluar që nga marrëveshja e sotme ku ishim mes arabëve dhe italianëve. Dhe Italia është nga Evropa apo jo Fatos, Simon. E dini sa biznese bëjnë investitorët e huaj në Shqipëri? Mbi 1 miliard euro. E dini nga vijnë? Evropë, Amerikë shumica dërrmuese. Po ne si qeveri sa projkete bëjmë dhe e dini nga vijnë? Nga Evropa thuajse të gjitha. Qeveria amerikane na njoftoi pak ditë më parë se ka përzgjedhur Shqipërinë për një financim të madh në fushën e energjisë. E vërteta është që siç kemi çuar në tjetër nivel marrëdhënien me Evropën dhe Amerikën, kemi forcuar shumë marrëdhëniet edhe me vendet arabe, sidomos me Emiratet e Arabisë Saudite. Është një marrëdhënie pozitive dhe krejt e pashfrytëzuar në të shkuarën. Faleminderit që u bëtë sebep për këtë shkëmbim ‘sy më sy’. Nuk ka nevojë të më doni për të marrë informacionet që të doni. Merrni informacionet dhe doni kë të doni.”, u përgjigj Rama dy komentuesve në rrjetin e tij social Facebook.

Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
Top News- Berisha prezanton planin për shëndetësinë: Premton 2-fishim të buxhetit
20/01 16:28
Top News- Berisha i vë kusht Ramës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor
20/01 16:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA