Top Channel/ Rama në samitin për Ukrainën/ Pas Tiranës e Athinës, samiti mbahet në Dubrovnik
09/10/2024 19:38

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin “Ukrainë – Europa Juglindore”, në Dubrovnik të Kroacisë. Ai është takuar fillimisht me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviça, ndërsa nuk kanë munguar përqafimet dhe të qeshurat mes tyre. Kreu i qeverisë gjithashtu u takua edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, e cila ishte pjesë e samitit. Serbia në këtë samit përfaqësohej nga presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili qëndronte krah kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Në samit morën pjesë edhe kryeministrat dhe ministrat e jashtëm nga, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovenia dhe Turqia. Kroacia priti liderët e 12 shteteve rajonale dhe Zelenskyn në këtë udhëtim të tij për të siguruar mbështetje nga aleatët, ndërsa zgjedhjet e ardhshme në SHBA mund t’i lënë nën hije zhvillimet në Ukrainë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti të mërkurën në Kroaci, ndërsa vendi i tij përpiqet të ndalë avancimet ruse në lindje të Ukrainës, me Kievin që kërkon më shumë ndihmë ushtarake. Zelensky tha në platformën X se kishte mbërritur në Kroaci për të marrë pjesë në samitin që po mbahet në jug të Dubrovnikut. Samiti do të diskutojë për “përpjekjet ndërkombëtare për ta afruar paqen… si dhe bashkëpunimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, tha ai. Samiti do të tregojë se “i gjithë rajoni mbështet Ukrainën dhe popullin ukrainas në luftën për liri”, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Ai premtoi vazhdimin e “solidaritetit me Ukrainën… duke përfshirë ndihmën ushtarake”. Presidenca e Kosovës tha se në këtë samit “pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën”. Ndërsa, në margjinat e këtij samiti, Osmani pritet të zhvillime edhe takime të ndara me homologët e saj. Takimi pranë brigjeve të Adriatikut është samiti i tretë “Ukraina-Evropa Juglindore”. Në samitin e fundit të mbajtur në Shqipëri në shkurt, Zelensky bëri thirrje për mbështetje më të madhe për të ndihmuar në mbrojtjen kundër forcave ruse. Ai vazhdoi të kërkojë më shumë ndihmë, ndërsa Rusia po përfiton në fushëbetejë nga avantazhi me burime njerëzore dhe municione. Zelensky gjithashtu kërkoi leje për të përdorur armët me rreze të gjatë, që janë dhënë nga aleatët, për të sulmuar objektiva ushtarake thellë brenda territorit rus. Një deklaratë e përbashkët në fund të samitit pritet të dënojë agresionin rus, të mbështesë integritetin territorial të Ukrainës dhe planin e paqes të Zelenskyt, të kërkojë ndjekje penale për krimet e luftës në Ukrainë dhe të mbështesë integrimin evropian dhe anëtarësimin në NATO të Kievit, sipas mediave lokale.

Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
DIGITALB DIGITALB - OFERTA