Top Channel/ Rama në forumin GLOBSEC 2024: Putin bëri BE-në të kuptojë rëndësinë e Ballkanit
30/08/2024 19:35

Shqetësimi për influencën ruse në Ballkan ishte temë e bisedës që kryeministri Edi Rama zhvilloi gjatë forumit të sigurisë GLOBSEC, me moderatorin Steve Clemons. Kreu i qeverisë përjashtoi çdo lloj influence të Moskës në Shqipëri, por solli në vëmendje rëndësinë që Kosova dhe Serbia të dalin nga konflikti për të mbajtur Serbinë në anën tonë. “Kur rusët vendosën të hiqnin qafë Stalinin ne vendosëm ti rrinim besnikë Stalinit. Duke qëndruar një vend Stalinist deri në vitet ‘90 na bënte vendin më pak interesant për rusinë në rajon. Nga viti 90 e deri më sot nuk ka patur asnjë vizitë të nivelit të lartë në moske, dhe as nga moska. Askënd nuk e ka marrë malli për këtë. Ne nuk duam asgjë të keqe për rusinë. Nuk ka oreks rusia, nuk mund të gjejë as spiunë që të jenë të gatshëm ti shërbejnë për pak para. Përzjerja e rusisë në politikën tonë, kemi patur disa gjëra por asgjë të madhe. Aty ku rusia është shumë influente është në pjesë të tjera të ballkanit. Kjo është arsyeja që kosova dhe Serbia të dalin nga konflikti. Na duhet ta mbajnë serbinë në anën tonë sa më shumë të jetë e mundur. Sa më shumë nato të jetë e pranishme në vendet e ballkanit perëndimor do të ishte aq me mirë. Nëse kemi Kosovën Bosnjën e Serbinë në nato kjo do të bëjë një dallim shumë të madh.” Kureshtjes së moderatorit për ruajtjen e marrëdhëniëve të mira me të dyja kahet politike amerikane, kryeministri Rama ju përgjigj duke dhënë edhe shembuj të tjerë që vërtetojnë bindjen e tij se kategorizimet nuk janë të dobishme në botën e sotme. “Unë jam rritur në kohët e komunizmit, ishim koreja e veriut e europës. Komunistët thoshin miqtë e miqve tanë janë miqtë tanë, ndërkohë që armiqtë e mive tanë janë armiqtë tanë. E shoh ndonjëherë këtë që behët mënyrë sjelljeje edhe e demokratëve ne europë dhe amerikë, jo partisë dmeokratike, flas demokratëve. Unë nuk besoj në zgjedhjen e miqve në këtë lloj mënyrë. Shqipëria është vend i vogël, kemi nevojë për miq. Unë jam mik edhe me Kushner edhe me alex sorosin. Është një konfrontim edhe më me kripë se sa biden dhe trump. Shqipëria është mike me turqinë dhe greqinë, si mund të mbajmë anë. Duhet të vazhdojmë të forcojmë miqësinë me të dyja këto vende. Njerëzit janë njerëz, unë besoj se të flasësh me njerëzit madje edhe të mos biesh dakord me ta është më mirë se sa të mos flasësh e të ndezësh mosmarrëveshje.” Kundështitë për marrëveshjen e emigrantëve me italinë, kryeministri rama I cilësoi si zenka brenda të majtës e të djathtës në europë, që sipas tij tregojnë se Europa nuk është gati të veprojë si nje e vetme për të zgjidhur çështjen e emigracionit. “Ka prej të ashtuquajturve progresistë që e konsiderojnë këtë marrëveshje një ide të keqe. Mua nuk me takon ti pajtoj këto dy anë. Mua më takon të jem I dobishëm për miqtë. Nëse miqtë kërkojnë diçka duhet të jesh krah tyre.marrëveshja është për nje temë të madhe , të rendësishme dhe përcaktuese për Europën dhe për mënyrën se si Europa duhet ta shohë të ardhmen e saj”.

Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01 22:21
Top Channel/ Berisha: Diaspora të protestojë/ Kryetari i PD vijon akuzat ndaj Taulant Ballës
23/01 22:04
Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
DIGITALB DIGITALB - OFERTA