Top Channel/ Rama komenton ‘dezinformimin’ për marrëveshjen: Fantazi që prodhon gënjeshtra
14/11/2023 23:05

Kryeministri Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Medias për Evropën Juglindore preku edhe temën e marrëveshjes mes Shqipëirisë dhe Italisë për emigrantët. Ai ka përmendur informacionet e gabuara që janë publikuar në media në lidhje me këtë marrëveshje. Rama: Përpara se të vija këtu m’u desh të jepja një intervistë për një stacion televiziv italian, nuk e di pas sa ditësh kur ne bëmë publike këtë marrëveshje më duhet t’i përgjigjem pyetjes për rrezikun që mund t’i vijë Shqipërisë duke sjellë 3 mijë meshkuj afrikanë. Por kryeministrja italiane e shpjegoi marrëveshjen ku gratë shtatzëna dhe fëmijët nuk do të përfshihen në këtë program për shkak të gjendjes së tyre, do të çohen aty ku mund t’u jepet ndihmë e menjëherëshme. Lajmi ishte që ‘asnjë grua, vetëm 3 mijë burra afrikanë’ dhe kështu u përhap, nuk e di sa e sa herë gjatë këtyre ditëve më është dashur ta sqaroj dhe vazhdon të mbetet e ngulitur në të gjithë atë fantazi që prodhohen këto gënjeshtra për t’u lënë vend pastaj zënkave politike, do të vijnë afrikanët këtu, të uritur seksualisht dhe zoti e di ç’do të ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë tek vajzat e bardha shqiptare. Ju jeni njerëz, politikanët nuk janë njerëz. Pyetja është si ta luftojmë këtë dhe ky është vetëm një shembull që ka përfshirë dy vende. Unë e di që italianët janë shqiptarë të veshur me Versace, është çmenduri. Liria e shtrirjes së informacionit e ka tejkaluar masivisht lirinë e fjalës, nuk ka më dialog, nuk ekziston më, ka llogore, ka llogore parapëlqimesh për fakte alternative apo të vërtetash alternative, gjithkush pozicionohet në llogoren e tij. Nga ajo llogore nuk ka dëshirë për të dëgjuar apo shkëmbyer. Është prirja për të qëlluar në drejtim të llogores tjetër. Rama: Në botën e vogël paqësore të Shqipërisë ndoshta nuk është problem i madh, por me një shkallë mjaft të gjerë, kjo ekziston në mbarë botën, mes komuniteteve mjaft të mëdha që luftojnë dhe armët më të mira janë gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat. Ky është një shqetësim që kam dhe që doja ta shprehja, do të ishte e dhimbshme për mua që të lexoja fjalën që ka përgatitur ekipi im, askush mes jush nuk do e besonte që po i them këto gjëra, ç’vlerë ka të vij këtu t’ju harxhoj kohën time dhe tuajën nëse s ‘them të vërtetën, ndihem i fyer nga kjo mungesë tërësore respekti për kaq shumë njerëz që edhe ditët e sotme luftojnë luftojnë të thonë një gjë në këtë botë. Është diçka mjaft personale për mua, për këtë pjesë nuk jam mjaftueshëm politikan, të ftosh miq në shtëpi dhe t’i mërzitësh është katastrofa më e madhe, për pjesën tjëtër. Tashmë merrni thikat përgatisni biftekët unë do vijoj të jem gjallë. E tmerrshme kur sheh fëmijët e tu kur nuk e kuptojnë se çfarë ndodh, unë kam një djalë të vogël, kemi bërë të mundur të bëjmë gjithçka ta mbajmë larg nga lajmet, por tani nuk është aq i vogël sa të jetë i paditur nga ajo që e rrethon. Bota po merr shumë keq për shkak të kësaj, për shkak të shumë gjërave por edhe kësaj, por ne kemi një shprehje, kur sa e vërteta të veshë pantallonat gënjeshtra ka shëtitur në të gjithë botën.

Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
DIGITALB DIGITALB - OFERTA