Top Channel/Qytetarët nuk marrin shërbime!Probleme me recetat, certifikatat, regjistrimet në shkolla
19/07/2022 19:46

Serverat e e albania kanë dalë jashtë funksioni dhe arsyeja zyrtarisht është një sulm kibernetik. Hakerat me origjinë të panjohur kanë arritur të instalojnë një program në rrjetin e e albania që synonte marrjen nën kontroll. Po zyrtarisht u tha se qëllimi i hakerave është që ta nxjerrin jashtë funksionin të gjithë shërbimin on line. Prej një qershorit qeveria shqiptare kla mbyllur cdo zyrë ku lëshoheshin dokumenta apo pranoheshin aplikime për dokumenta. Gjithçka duhet të kalonte nga e albania. Por le ti marrin me rradhë. Mjekët që lëshojnë recetat mjekësore me rimbursim duhet ta bënin këtë shërbim nëpërmjet e albania. Por këtë shërbim pacientët nuk po e marrin të plotë sepse sistemi i recetave u nxor jashtë funksionit nga mbyllja e e albanias. Sisemi po përpiqen që ta rikthejnë në punë por deri atëherë të sëmurët me diabet, kardiakët apo me tumore duhet të presin ose të blejnë ilaçet me para në dorë. Zyra e kadastrës ka dalë jashtë loje tërësisht, i gjithë sistemi i dokumentave të pronave bëhet on line nga noterët por edhe qytetarët por ky shërbim nuk mund të jepet deri në rindezjen e sistemit. Paditë gjyqësore nuk mund të bëhen, por as rregjistrimi i fëmijëve në shkolla. Ndërkohë biznesi është bllokuar tërësisht për shkak se shërbimet që merrte nga tatimet në bashkërendim me e albanian kanë dalë jashtë funksionit. Shkurtimisht pothuajse pjesa dërmuese e shërbimeve që administrata i jep qytetarëve është paralizuar ose është i mangët. Zyrtarisht kërkohet durim dhe thuhet se shërbimet do rikthehen së shpejti por nuk ka një afat se deri kur e albania për të cilën janë investuar dhjetra milionë euro, do rikthehet në punë. Burime të besueshme i thanë top channel se hakerat nuk kanë kërkuar shpërblim monetar, por është vërejtur se ka fshirje të të dhënave. Se sa është ky dëm nuk ka ende një raport, dhe problemi më i madh është nëse fshirja ka ndodhur tek tatimet apo regjistrat e pronave në kadastër.

Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01 22:02
Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA