Top Channel/ Qindra të vrarë gjatë luftës, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 501 ushtarëve të vrarë
19/10/2024 21:44

Rusia ia ktheu Ukrainës trupat e 501 ushtarëve të premten, thanë autoritetet ukrainase. Ky veprim dukej se ishte riatdhesimi më i madh i të vdekurve të luftës që nga fillimi i sulmit të Rusisë në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Shumica e ushtarëve u vranë në luftimet në rajonin lindor ukrainas të Donetskut, rreth qytetit të Avdivkës. Pas një beteje të gjatë dhe rraskapitëse, forcat ruse pushtuan qytetin në shkurt, tha në një deklaratë Shtabi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës. Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore do të identifikojnë viktimat, thanë autoritetet ukrainase. Trupat më pas do t’u kthehen familjarëve për varrim. Riatdhesimi erdhi dy ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy prezantoi “planin e tij të fitores” para udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe ministrave të mbrojtjes të NATO-s. Aleatët e Ukrainës po i japin asaj mbështetje ushtarake, por një pjesë e saj mund të bëhet objekt rishqyrtimi pas zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardshëm në Shtetet e Bashkuara. Plani i Zelenskit, të cilin ai e prezantoi në parlamentin e Ukrainës të mërkurën, kërkon fillimisht një ftesë të pakushtëzuar për anëtarësim në NATO, së bashku me dislokimin e armëve jo-bërthamore për frenimin e agresionit rus. Ai thotë se plani mund t’i japë fund luftës jo më vonë se në vitin e ardhshëm. Ndërsa aleatët dhe udhëheqja e NATO-s këmbëngulin se e ardhmja e Ukrainës është në NATO, një ftesë zyrtare për t’u bërë anëtare e aleancës ende nuk është bërë. Aleatët e NATO-s kanë thënë se Kievi nuk mund të bëhet anëtar ndërsa është në luftë dhe është përqëndruar në ofrimin e mbështetjes që i nevojitet ushtrisë ukrainase për të fituar luftën.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA