Top Channel/ Qeveria “nis” fushatën në Kosovë/ Organizatat: Rritja e pagave, ndërhyrje në proces
15/11/2024 22:33

Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë zgjedhore, ndonëse zyrtarisht ende ka kohë për të nisur. Organizata për monitorimin e procesit zgjedhor Demokracia në Veprim ka evidentuar se në këtë para fushatë, qeveria aktuale ka shfaqur tendenca të ndërhyrjes në procesin zgjedhor. Kjo me anë të vendimeve të fundit që ka marrë për rritjen e pagave për sektorin publik. Element tjetër dallues është edhe rritja e pagës minimale nga 264 në 380 euro. Ndonëse ne e mirëkuptojmë vendimmarrjen për këto elemente, vetë hyrja në fuqi e tyre, pak javë para organizimit të procesit zgjedhor përbën ndërhyrje në përcaktimin e lirë të votuesve Tutje, si ndërhyrje shihet edhe rritja e pensioneve prej 20% për disa kategori sociale që nga muaji tetor, dhe rritja për kategorinë e veteranëve të luftës që do të hyjë në fuqi nga muaji janar. Ndërhyrje tjetër e evidentuar nga DnV-ja është edhe kërkesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme për të hapur më shumë qendra votimi për diasporën. Elementi kryesor është ndërhyrja e ekzekutivit në votimin jashtë vendit, ku deri më tani janë dy elemente dalluese, së pari kemi pasur raportimin se Ministria e Punëve të Jashtme u ka dërguar letër udhëheqësve të misioneve diplomatike jashtë vendit që të kërkohen hapësira alternative për votim të cilat do të hapen si qendra të votimi. Ne besojmë se një kërkesë e tillë, nëse është e vërtetë, përveç se bën tejkalim të kompetencave është shkelje flagrante ligjore Demokracia në Veprim bëri të ditur se para fushata është zhvendosur në shtetet e Bashkimit Evropian dhe është orientuar nga diaspora, ky sipas tyre prin partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje me organizime, por që edhe opozita në këtë kohë po zhvillon tubime me diasporën.

Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
Top News – Shkeljet e fushatës/ Kosovë, KQZ gjobit LDK dhe Vetëvendosjen
16/01 18:21
Top Channel/ Plani për t’i marrë jetën Liridonës, zbardhet ngjarja që tronditi Kosovën
16/01 13:24
DIGITALB DIGITALB - OFERTA