Top Channel/ Punëtorë kanabisi në TikTok! Shqiptarët e “shtëpive të barit” në krizë për punëtorë
08/09/2024 10:55

Bandat shqiptare të drogës po rekrutojnë hapur fermerë kanabisi në TikTok mes mungesës së punëtorëve në Britani. Bosët e bandave po përdorin mediat sociale për të gjetur punëtorë për të rritur të bimën e kanabisit dhe po ofrojnë oferta speciale ku në vend që të paguhen shpenzimet, punëtorët e fermave do të marrin deri në 30 për qind të fitimeve nga shitja e tyre. Stimujt financiarë janë bërë të nevojshëm për shkak të rënies dramatike të numrit të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla dhe një rritje të mprehtë të numrit të shqiptarëve që burgosen për kultivim kanabisi ose deportohen pas mbërritjes në Britani. Duke komentuar zbulimet e Telegrafit këtë fundjavë, Angela Eagle, Ministrja e Sigurisë Kufitare, tha: “Është tronditëse që bandat kriminale përdorin mediat sociale për t’i joshur njerëzit të punojnë në kushte të neveritshme dhe të kultivojnë drogë si kanabisi me premtime të rreme. Qoftë online apo në rrugët tona, nuk duhet të ketë vend për t’u fshehur për ata që shkelin ligjin. Ne jemi duke rritur aktivitetin e zbatimit për të bërë më shumë arrestime, duke rritur ndjekjet penale jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por me partnerë në të gjithë Europë, dhe duke siguruar që të gjithë partnerët tanë përkatës po punojnë krah për krah nën komandën tonë të re të sigurisë kufitare.” Bandat shqiptare kanë arritur të dominojnë tregun vendas të kanabisit, ku bimët rriten në shtëpi apo ambiente industriale të lira duke përdorur teknologjinë hidroponike të importuar nga fermat e vendlindjes së tyre. Në dekadën e kaluar, ata kanë uzurpuar vietnamezët si furnizuesit kryesorë të kanabisit për përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar. Mbajtja e tyre në treg u forcua me fluksin e vazhdueshëm të punëtorëve nga një grup prej rreth 12,000 emigrantësh të paligjshëm shqiptarë që mbërritën në vitin 2022. Megjithatë, që atëherë, numrat janë zvogëluar pasi qeveria ka ashpërsuar zbatimin dhe ka nënshkruar marrëveshje të shpejtë deportimi me Shqipërinë. Vitin e kaluar, shifrat ranë në vetëm 900 dhe, për gjashtë muajt e parë të këtij viti, vetëm 150 shqiptarë kanë kaluar Kanalin me varka të vogla. Në të njëjtën kohë, numri i shqiptarëve të burgosur për kujdesin e fermave ilegale është rritur. Në korrik, 29 morën dënime që varionin nga tetë muaj deri në dy vjet e katër muaj për prodhimin e kanabisit për të furnizuar tregun në Mbretërinë e Bashkuar. 24 të tjerë u dënuan në gusht, me shumicën në pritje të dënimit këtë muaj. “Krimi i organizuar shqiptar po ofron përqindje në prodhimin e drogës për bashkatdhetarët e tyre që të punojnë si fermerë kanabisi”, tha një ekspert shqiptar i zbatimit të ligjit. “Këto hapa të pazakontë janë të lidhura me mungesën e njerëzve të gatshëm të mbyllen në shtëpi për të kultivuar kanabis. Një reklamë në shqip, e parë nga The Telegraph, thoshte: “Unë jam pronar i një shtëpie me kanabis. Unë bisedova me punëtorin tim dhe më pas gjithçka shkoi keq. Tani po i jap këtij punonjësi 30 për qind të fitimit të bërë në atë shtëpi pa shpenzime jetese”. Një tjetër tha: “Kërkojmë punëtorë për shtëpitë me bar. Nëse kujdeseni për 80 bimë, merrni 25 për qind të produktit dhe ne paguajmë shpenzimet”.

Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
Top Channel/ Rikthehen reshjet e borës, raportohen probleme në disa rrugë
23/01 12:49
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të eliminonte Indrit Doklen
23/01 12:47
Top News- Pranga nipit të ish-deputetit/ Ishte në kërkim për dhunë, procedohet i ati
23/01 12:45
Top Channel/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me barrierën mbrojtëse, 4 të lënduar
23/01 12:22
Top News – Nga ‘fastfoodi’ në Bruksel…Trump emëron ambasadorin e SHBA-së në BE
23/01 12:21
Top Channel/ Rikthehen kreditë e buta/ Mungonin në Elbasan që prej vitit 2012. Këtë vit ka 85 kuota
23/01 12:19
Top News- zbardhet data për gjyqin e divorcit Meta-Kryemadhi, Gjykata e Tiranës jep njoftim
23/01 12:16
Top News – Gripi, mjekët kërkojnë vaksinim. Më të riskuarit ata me sëmundje kronike e të moshuarit
23/01 12:16
Top Channel/ Zjarret e dimrit/ Ekspertët shpjegojnë shkaqet dhe pakujdesitë e njerëzve
23/01 12:15
Top Channel/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive: Elvin Merlika bëri plan të vriste Indrit Doklen
23/01 12:13
Top News – Trump nis ‘pushtimin’ e Meksikës / 10 mijë trupa në kufi, raprezalje mbi emigrantët
23/01 12:12
Top News- Probleme nga moti i keq në Shkodër, rrëshqitje gurësh e inertesh në zonat malore
23/01 12:07
Top News – Marrëveshje me Putinin pa Ukrainën…Trump mund ta vendosë Kievin para faktit të kryer
23/01 12:07
Top News/ Goditet banda e hajdutëve serialë/ Grabitën disa biznese në Vlorë, tre të arrestuar
23/01 12:06
DIGITALB DIGITALB - OFERTA