Top Channel/ Pse e shfuqizoi GJK tatimin progresiv: Taksimi i 29 mijë profesionistëve, masë e ashpër
31/07/2024 19:30

Gjykata kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin se pse me shumicë votash shfuqizoi taksën 15% - 23% për 29 mijë biznese që furnizonin shërbime apo të quajtur profesionistët e lirë në seancën e 27 qershorit. Në argumentet e saj gjykata e fillon me faktin se ligji kishte efekt prapaveprues, që shkon kundër logjikës së sistemit tatimor, pasi deklaratat e 2024-ës bazoheshin mbi ato të një viti më parë kur taksa ishte zero. Më tej gjykata vijon me argumentet duke mbështetur planë paditëse dhe cilësuar masën si një barrë shpërpjesëtimore dhe se mjeti i zgjedhur është i ashpër, jo i domosdoshëm dhe jo i përshtatshëm. GJK thotë se qeveria shkeli parimin e sigurisë juridike pasi bizneset që do ishin pjesë e taksimit u njoftuan për këtë vetëm 10 ditë më përpara se skema të fillonte zbatimin. Nuk mund të vihet shenja e barazimit mes një të punësuari dhe të vetëpunësuar thotë më tej gjykata më e lartë e vendit, pasi këta të fundit kanë përsipër rreziqet e sipërmarrjes dhe nuk janë të mbrojtur nga Kodi i Punës ashtu si punonjësit. Në këtë mënyrë hidhet poshtë një nga argumentet kryesore të qeverisë, se profesionistët e lirë janë evazorë që dalin jashtë listëpagesave. Diferencimi i këtyre bizneseve nga 90 mijë të tjera që do vazhdojnë të paguajnë zero tatim-fitim deri në 2029-tën është konsideruar gjithashtu diskriminues. Dy anëtarë të Gjykatës kushtetuese kanë pasur mendim pjesërisht kundër shfuqizimit të këtij ligji, ndërsa dy anëtarë të tjerë kanë shprehur mendimin se përveç nenit 69 duhej shfuqizuar pjesërisht edhe neni 24, pika 2, që përcakton shkallën tatimore 15% deri në 14 milion lek. Qershori ishte dhe muaji i fundit për parapagimin e kësteve të tatim-fitimit, ndërsa me zbardhjen e plotë të vendimit dhe botimit në fletore zyrtare pas disa ditësh, profesionistët e lirë nuk janë më të detyruar të paguajnë.

Top News – Akuza për trafik droge në Itali. Arrestohet në fshatrat e Shkodrës 54-vjeçari
24/01 10:19
Top Channel/ Eliminohet në Kamëz Lulzim Visha, në 1997 vëllai i tij qëlloi një person
24/01 10:17
Top News – ‘Lavatriçja’ e vëllezërve Çopja. GJKKO lë në burg të akuzuarin për pastrim parash
24/01 10:14
Top News- Dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri/ Gjendet i pajetë brenda makinës 48 vjeçari në Tiranë
24/01 09:47
Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
DIGITALB DIGITALB - OFERTA