Top Channel/ Pse Cameron u largua rrufeshëm nga Tirana?! Zhvillimi që pritet të ndodhë në Britani
22/05/2024 20:02

Sekretari për Çështjet e Jashtme, Lord David Cameron, parashikohej që gjatë vizitës në Tiranë, të takohej edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. Por, menjëherë pas deklaratës për shtyp me kryeministrin Edi Rama u largua drejt Londrës. Pikërisht kjo ndërprerje e vizitës sipas mediave britanike ka të bëjë me një zhvillim të rëndësishëm në pritje të ndodhë në Britaninë e Madhe. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, në mbledhjen e sotme të kabinetit, shpalli zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme për 4 korrik, teksa partia e tij Konservatore po përballet me një luftë të vështirë për të zgjatur 14 vitet e saj në pushtet. Sunak i kishte rezistuar prej kohësh thirrjeve për zgjedhje të parakohshme, por rënia e normave të inflacionit, e njoftuar të mërkurën, duket se e detyruan të shpallë vendimin, që mund të çojë në rënien e qeverisë së tij, Lëvizja mirëpritet nga Partia Laburiste e opozitës, e udhëhequr nga Keir Starmer, e cila po rritet në sondazhet e opinionit dhe ka kërkuar të paraqitet si një grup i reformuar dhe i moderuar i gatshëm për pushtet. Megjithatë, Sunak shpreson se një fushatë e sukseshme mund të rezultojë në qëndrimin në pushtet të konservatorëve, të cilët qeverisin që prej viti 2010. Ai është lideri i pestë i konservatorëve që shërben gjatë asaj kohe, kur vendi është përballur me probleme ekonomike, Brexit, pandeminë Covid-19 dhe krizën e kostos së jetesës. Partia e Sunak ka të ngjarë të vendosë përpjekjet për të trajtuar migracionin ilegal në qendër të fushatës së tij, lëvizja e fundit për të dëbuar azilkërkuesit në Ruanda, teksa fluturimet e para mund të nisin gjatë fushatës. Votimi do të zhvillohet të enjten më 4 korrik në të gjitha 650 zonat parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar dhe numërimi do të ndodhë brenda natës, me dy partitë kryesore që kërkojnë të kalojnë shifrën e 326 të nevojshme për një shumicë.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA