Top Channel/ PS-PD drejt një pakti të ri! Berisha konfirmon negociatat me socialistët
10/01/2025 19:33

Pa shumë zhurmë dhe larg syrit të medias socialistët dhe demokratët kanë intesifikuar përpjekjet për gjetjen e një pakti te ri për ndryshimin e kodit elektoral në mënyrë që vota e diasporës të mos bllokohet për shkak të afateve kohore të pamjaftueshëm. 24 orë para nisjes zyrtare te procesit të regjistrimit te diasporës, Sali Berisha konfirmoi negociatat me partinë socialiste per votuesit nga jashte. SALI BERISHA: Di që janë në negociata. Di që po zhvillohen negociata. Nuk e di te them ne cilin stad janë. Sali Berisha konfirmoi votën pro te demokrateve per cdo ndryshim ne favor te lehtësimit te votës se diasporës. Kryedemokrati nuk dha detaje per çështjet qe janë ne tryezën e bisedeimve, por Top Channel ka mësuar se po vlerësohet mundësia e afrimit me 10 ditë e afateve të regjistrimit të subjekteve politik, kandidatëve dhe koalicioneve në mënyrë që fleta e votimit te prodhohet më shpejt, për ti dhënë më shumë kohe postës për kthimin e zarfit me votën e emigrantëve brenda afatit zyrtar. Ndërhyrja e dytë, ka të bëjë me reflektimin e ndryshimit në kod, që koston e kthimit te fletës së votimit e merr persipër shteti dhe jo emigranti. SALI BERISHA: Kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do duhen ndryshime të tjera ligjore. Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar për këtë vit Sali Berisha kritikoi deputet për punën e pamjaftueshme që po bëjnë me diasporën duke lene porosi dhe detyra konkrete per secilin deputetët. SALI BERISHA: Grupi parlamentar, çdo deputet është i ftuar të koordinojë me qendrën këtu, çdo takim të mundshëm që mund të organizojë me emigracionin. Secili duhet të marrë përsipër të paktën të trefishojë votën e tij, edhe me dy vota të tjera nga diaspora. Këtë të shtunë nis zyrtarisht procesi i regjistrimit te diasporës ne, nderkohe që emigrantet që duan të marrin pjese ne zgjedhjet e pranverës kane afat per tu regjistuar ne faqen online te KQZ deri me 4 mars..

Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
Top News- Berisha prezanton planin për shëndetësinë: Premton 2-fishim të buxhetit
20/01 16:28
Top News- Berisha i vë kusht Ramës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor
20/01 16:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA