Top Channel/ Propaganda, Rusia dënon mjeken! U akuzua se kritikoi pushtimin e Ukrainës
12/11/2024 22:37

Një gjykatë ruse dënoi një mjeke pediatre nga Moska me pesë vjet e gjysmë burgim, pasi nëna e një prej pacientëve të saj e denoncoi publikisht për komentet që ajo dyshohet se bëri për ushtarët rusë në Ukrainë gjatë një konsultimi privat. Nadezhda Buyanova, 68 vjeç, u akuzua në janar nga ish-gruaja e një ushtari të vrarë në Ukrainë se i referohej babait të fëmijës së saj si një “shënjestër legjitime e Ukrainës” dhe se Rusia ishte “fajtore” në luftë. Buyanova u burgos me akuzën e “përhapjes së informacionit të rremë” në lidhje me fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Vladimir Putin në shkurt 2022, Moska ka përdorur një ligj të miratuar me nxitim kundër përhapjes së gjerë të informacionit “të rremë”. Çështja e profilit të lartë kundër Bujanovës, e lindur në Lviv, Ukrainë, por një banore e prej vitesh e Rusisë, nxjerr në pah represionin në rritje në Rusi ndërsa trupat e saj vazhdojnë luftën në Ukrainë. Në deklaratën e saj, Buyanova e përlotur këmbënguli në pafajësinë e saj, duke pohuar se ajo nuk kishte diskutuar për luftën me djalin apo nënën e tij. Mbrojtja e Bujanovës argumentoi se ajo ishte vënë në shënjestër për shkak të origjinës së saj ukrainase, duke vënë në dukje se prokurorët nuk kishin prova të forta për të provuar se ajo kishte folur kundër luftës. Nuk ka asnjë regjistrim audio nga dhoma e konsultimit dhe prokurorët u mbështetën në dëshminë e djalit shtatëvjeçar dhe nënës së tij, Anastasia Akinshina.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA