Një projekt me rëndësi që do të rehabilitojë lumin Lana u prezantua sot nga Bashkia e Tiranës. Projekti i ri nis tek ura e madhe ku ndodhet pallati me shigjeta dhe do të vazhdojë deri në Rrugën “Teodor Keko’, pranë Astirit, ndërsa pritet të kushtojë 29 milion euro. Me këtë projekt, shënohet edhe kapitulli i tretë i transformimit të lumit Lana, tha kryebashkiaku Veliaj.