Nga mjek në diktator brutal: Rritja dhe rënia e presidentit të Sirisë Bashar Al assad ndoqi hapat e të atit Hafezit për sundimin e Sirisë. Mjeku okulist që aspironte një jetë jashtë politikës, bëri transformimin drastik duke u bërë simbol i represionit brutal. Një transformim dramatik i Bashar al- Assad, nga mjek i përkushtuar në një prej diktatorëve më brutalë të kohëve moderne. Të gjithë po flasin për profilin e presidentit të Sirisë; të përqëndruar në dy faza: rritjen dhe rënien e figurës së tij. Assad i cili dikur ishte konsideruar si lider i mundshëm reformist, ka përjetuar një metamorfozë të plotë gjatë sundimit të tij, duke u bërë simbol i represionit brutal në një vend të shkatërruar nga lufta civile.