"E vetmja gjë që dëshironte ishte të bëhej qytetare amerikane," thotë babai i Valentina Peralta, pasi bija e tij u vra nga policia gjatë një operacioni kaotik në një qendër tregtare më 23 dhjetor. Valentina kishte ardhurt në Los Angeles nga Kili vetëm në qershor të këtij viti. Pamjet e kamerave trupore të policisë të publikuara dje, tregonin sesi oficerët qëllonin në mënyrë kaotike ndaj një personi të dyshuar. Kritikët thanë se oficerët në sulmin e tyre me armë nuk tregonin konsideratë për jeten e njerëzve të tjerë në ambjente. 14-vjeçarja Valentina ishte në dhomën e ndërrimit të një dyqani rrobash kur një plumb qorr shpoi murin dhe e vrau në vend. Ajo me nënën e saj po bënte pazaret e Krishtlindjes në qendrën tregtare në Los Angeles, si dhe për ditëlindjen e saj te 15 që po i afronte. Policia po reagonte ndaj një njeriu problematik që tundte një zinxhir biçiklete në dorë, me te cilin kishte goditur disa njerëz. Pak pas pikasjes së të dyshuarit, policia e plagosi duke e rrëzuar përtokë. Autopritetet thanë se plumbi që vrau Valentinën kishte bërë rikoshet nga dyshemeja e qendrës tregtare. E përditshmja Washington Post shkruante dje se më shumë 900 njerëz janë qëlluar për vdekje nga policia e SHBA gjatë vitit të kaluar.