Top Channel/ Presidenti maqedonas, “në krah” të Ramës: Ka ikur koha kur Shqipëria shihej si armike!
12/01/2023 23:28

Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski ka fshikulluar zërat skeptikë ndaj takimit që kryeministri Edi Rama pati në Tiranë me liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, duke i cilësuar reagimet kundër tij si të “panevojshme” dhe të “vjetërsuara”. Takimi, në të cilin u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me përshpejtimin e integrimit europian të të dyja vendeve, ngjalli reagime të shumta në Shkup, sidomos nga ana e opozitës maqedonase e cila deklaroi se ftesa e Ramës ishte në fakt sipas saj një “përpjekje për të shpëtuar qeverinë maqedonase të kryeministrit Dimitar Kovaçevski”, dhe një lëvizje e dëmshme për interesat shtetërore e kombëtare maqedonase”. Pakënaqësinë e VMRO DPMNE-së e nxiti edhe diskutimi në këtë takim mbi ndryshimin e kushtetutës maqedonase, si kusht që del nga marrëveshja me Sofjen për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë. Pendarovski u tregua i prerë në reagimin e tij për mediat lokale, ku tha se “ ka ikur koha kur proceset politike, ngjarjet apo takimet që ndodhin në Tiranë shiheshin si kërcënim për sigurinë tonë”. “Dekada më parë, Republika e atëhershme Socialiste e Shqipërisë ishte një kërcënim sigurie për ne. Ka kohë që ka kaluar koha kur proceset politike apo ngjarjet apo takimet që ndodhin në Tiranë duhet t'i shohim si një kërcënim sigurie për ne. Të mos harrojmë, Republika e Shqipërisë është anëtare e NATO-s dhe ka nisur negociatat me BE-në bashkë me ne. Shqipëria është miku ynë dhe nuk kam fare dyshim për ndonjë qëllim të fshehtë të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Unë e di shumë mirë, po ashtu edhe ju. Nuk mendoj se aty po krijohet ndonjë skenar antimaqedonas”, deklaroi ai.

Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01 22:02
Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA