Top Channel/ Prapaskenat me paqen në Gaza, Netanyahut po i bie qeveria
16/01/2025 23:25

Anëtarët e ekstremit të djathtë të koalicionit të Netanyahut, përfshirë ministrin izraelit të sigurisë Itamar Ben-Gvir, kanë kërcënuar se do të japin dorëheqjen nga qeveria nëse ratifikohet marrëveshja këtë të premte. Kjo është arsyeja se përse Netanyahu shtyu edhe 24 orë ratifikimin e paktit me Hamasin për t’i dhënë fund luftës. Sipas mediave ndërkombëtare ujdia e armëpushimit ka ende gjasa të votohet nga një shumicë në kabinetin e sigurisë dhe në qeverinë izraelite, por kryeministri ka mbetur i pambrojtur. Të gjithë sytë janë tani tek partia tjetër e ekstremit të djathtë në qeverinë e Netanyahut, partia sioniste fetare, e cila udhëhiqet nga ministri i Financave Bezalel Smotrich. Ben-Gvir i kërkoi atij të bashkohej me të për t’u larguar nga qeveria. Në Izrael edhe opozita ka shprehur mbështetje për armëpushimin, por me krisjet e forta brenda kabinetit të Netanyahut, qeveria e tij rrezikon të bëhet jashtëzakonisht e brishtë dhe mund të bjerë në çdo moment. Zyrtarët amerikanë përsërisin se marrëveshja do të nisë zbatimin më 19 janar. Ishte sekretari amerikan i shtetit në largim, Antony Blinken ai që deklaroi sërish të mërkurën se përtej pengesave të paparashikuara, kishte besim se luftimet do të ndalen të dielën.

Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
Top News – Sekretari i OKB thirrje Iranit: Stop armëve bërthamore, bëni hapin e parë
22/01 14:45
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top News- Amerika do shmang konfliktet, Sekretari i ri amerikan i Shtetit shpalos objektivat
22/01 14:31
Top News- 22 shtete padi kundër Trump/ Kundështojnë vendimin për shtetësinë përmes lindjes
22/01 14:23
DIGITALB DIGITALB - OFERTA