Policia spanjolle ka sekuestruar një plantacion kanabisi në provincën veriore të Navarra. Zyrtarët e Guardia Civil thanë se plantacioni me arrinte në 415 hektarë dhe ishte më i madhi në Evropë për llojin e tij. Autoritetet thanë se kishin shkatërruar 415,000 bimë kërpi që vlenin më shumë se 100 milionë euro. Rreth 50 ton prodhim ishin duke u tharë në një magazinë për t’u kthyer në kanabidiol, i cili përdoret për trajtimin e ankthit, pagjumësisë dhe disa patologjive të tjera. Shitja e konsumi i kanabidiolit është e ligjshme në Spanjë por ndalohet kultivimi i bimëve përveç atyre industriale, si për tekstile dhe per fara. Kërpi është bimë thuajse e njëjtë me marijuanën dhe përmban vetëm 0.3 përqind më pak perberesin psikoaktiv THC. Pamjet: AFP