Top Channel/ Policia në aksion, gjobiten 56 shoferë kamionësh
09/07/2021 22:21

Vijojnë kontrollet permanente nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Në zbatim të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrit të Brendshëm, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe strukturat vendore të Policisë janë planifikuar dhe janë marrë masat shtesë gjatë sezonit turistik edhe përkufizimet e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave, në ditët e pushimeve javore dhe festave zyrtare. Për këtë, Policia Rrugore ka filluar zbatimin e detyrimeve për kufizimin e lëvizjes së këtyre automjeteve duke filluar nga data 15 qershor 2021 deri në 15 shtator 2021. Në vlerësim edhe të shqetësimeve që vijnë nga qytetarët, Policia Rrugore po ushtron kontrolle për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik. Si rezultat i kontrolleve, mbrëmjen e sotme janë ndëshkuar me masë adminstrative nga Policia Rrugore e DVP Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier e Vlorë, drejtuesit e 56 kamionëve, me masë administrative 3000 lekë secili. Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke garantuar anonimat të sigurt, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01 22:02
Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA