Top Channel/ Policia e Kosovës, bastisje në Leposavic: Sekuestrohen para e dokumente serbe!
13/09/2024 15:06

Policia e Kosovës sekuestroi miliona dinarë, disa mijëra dollarë, euro dhe franga, si dhe dokumente të ndryshme në dy institucione financiare serbe në Leposavic, qytet me shumicë serbe në veri të vendit. Në një njoftim të saj, u shpjegua se janë kryer kontrolle në dy objekte të zonës pas dyshimeve se institucione financiare atje ishin përfshirë në pastrim parash e dyshohen për shpërdorime. Gjatë bastisjes janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë, sipas forcave të rendit, aktivitetin jo të ligjshëm të këtyre institucioneve”. Aksioni i fundit lidhet me ndërhyrjen e muajit maj në katër komunat me shumicë serbe në Kosovë, në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok, kur autoritetet kosovare mbyllën gjashtë objekte të Bankës së Kursimeve të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë. Edhe gjatë atij aksioni, për të cilën autoritetet në Prishtinë po ashtu pohuan se kishte të bënte me vendosjen "e rendit dhe ligjshmërisë", ishin konfiskuan prova të ndryshme, përfshirë para. Përpara këtyre lëvizjeve, Kosova ngjalli sakaq diskutime të ashpra dhe pakënaqësinë e ndërkombëtarëve me vendimin e Bankës Qendrore për vendosjen e një rregulloreje të re, e cila nga 1 shkurti ndaloi përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave, ndërsa parashikonte euron si monedhën e vetme për këtë qëllim, cka u kundërshtua me forcë nga Beogradi.

Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
Top News- SPAK kërkon konfiskim për 28 pasuri/ Dyshohet se janë vendosur nga paratë e krimit
23/01 13:51
Top News- Granata e armë në banesë/ Arrestohet 44-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti saj
23/01 13:37
Top News- ‘Sterilizimi’ kalon për gjykim/ Beqaj: Me vd*kje të më dënoni, emrin s’ma njollosni dot
23/01 13:28
DIGITALB DIGITALB - OFERTA