Dërgimi i armëve, forcimi i aftësisë vetëmbrojtëse të Ukrainës dhe dobësimi i Rusisë mund të çojnë palët në negociata për paqen, mendojne ekspertet ushtarakë. Vetëm pak ditë më parë, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht njoftoi se Gjermania do t'i ofrojë Ukrainës 7 tanke luftarake të tipit 2000 dhe 50 tanke Gepard, por jo nga rezervat aktive të ushtrisë gjermane.