Top Channel/ Plagosja e 3 ushtarëve amerikanë, SHBA nis sulmet hakmarrëse në Irak!
26/12/2023 15:29

Plagosja e tre ushtarëve amerikanë në Irak ka ngjallur zemëratën e Shteteve të Bashkuara, që u përgjigjën me sulme hakmarrëse. Ishte një sulm i vetëm me dronë nga militantë të lidhur me Iranin ai që solli plagosjen e ushtarëve në fjalë, njëri nga të cilët është në gjendje kritike. Incidenti u pa si një nga shenjat më të qartë deri tani të faktit që tensionet mes Izraelit dhe Hamasit rrezikojnë shtrirjen në rajon, duke i kthyer kështu në shënjestra edhe trupat amerikane në bazat e tyre ne Siri e Irak. Grupet të lidhura me Republikën Islamike në të dyja këto vende i kundërvihen fushatës së Izraelit në Gaza dhe e konsiderojnë Amerikën pjesërisht përgjegjëse për këtë situatë. Me udhëzim të presidentit Joe Biden, ushtria amerikane u kunderpergjigj me një seri sulmesh në Irak duke vrarë sipas gjasave, një numër luftëtarësh të milicsë Kataib Hezbollah e duke shkatërruar disa struktura të këtij grupi, thuhet ne një deklaratë tësaj. “Këto sulme kanë për qëllim t`i bëjnë të paguajnë elementet e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë nëgoditjen e forcave të koalicionit në Irak dhe Siri, dhe të reduktojnë aftësinë e tyre për të vazhduar me mësymje të tilla. Ne do t`i mbrojmë gjithmonë e në cdo situatë forcat tona”, u shpreh kreu i Komandës Qendrore amerikane, gjenerali Michael Erik Kurilla. Që prej masakrës së Hamasit në Izrael në 7 tetor, e cila nxiti dhe bombardimet shkatërruese të shtetit hebre në Gaza, milicitë e mbështetura nga Irani, kanë kryer dhjetëra sulme ndaj bazave amerikane në Irak dhe Siri. Nga ana tjetër, Iranin që është mbështetësi kryesor i Hamasit, SHBA-ja e fajëson edhe për sulmet e rebelëve Huthi të Jemenit kundër anijeve tregtare dhe atyre ushtarake në Detin e Kuq.

Top News – Trump nis ‘raprezaljen’ në administratë, SMS federalëve: Tregoni politikat e diversitetit
24/01 10:15
Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
DIGITALB DIGITALB - OFERTA