Top Channel/ Pezullohet mësimi në 77 shkolla. Qafë-Thana 2 orë e bllokuar
12/01/2025 23:41

Nga veriu ne jug e diela u karakterizua nga temperatura të ulëta e reshje të dendura bore në formën e stuhive në zonat malore. Trashësia e borës ka arritur nga 40 cm në 70 cm në Mirditë, Bulqizë, Kukës, Dibër, Librazhd dhe Korçë. Në Kukës si pasojë e stuhisë së borës do të pezullohet mësimi për këtë të hënë në disa njësi administrative. Zyra Vendore Arsimore Kukës nisur nga sutuata e motit dhe vlerësimit të sigurisë së transportit të nxënësve dhe mësuesve ka vendosur pezullimin e mësimit në Shishtavec, Zapod, Bushtricë, Ujmisht, Malzi, shkolla Kalimash, shkolla Çinamakë dhe Mamëz. Intensiteti i lartë i reshjeve të borës e ka bërë të pamundur lëvizjen nga Prrenjasi në drejtim të Qafë-Thanës e cila qëndroi e bllokuar më shumë se 2 orë. Borëpastruest po punojnë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa edhe policia është në terren për të mos lejuaj lëvizjen e mjeteve pa zinxhirë apo goma dimërore. Është ndaluar po ashtu kalimi i mjeteve të rënda dhe autobusëve në këtë aks si pasojë e ngricave të krijuara në rrugë. Edhe pas bllokimit, drejtuesit e automjeteve thonë se lëvizin me shpejtësi tejet të reduktuar. I bllokuar është po ashtu aksi nacional Librazhd-Peshkopi, trashësia e dëborës së Stëblevë i ka kaluar 50 cm. Ndërkohë që reshje borë ka pasur edhe zonat malore të Elbasanit dhe Gramshit. Ndërsa në orët e vona të mbrëmjes bora nisi edhe në aksin Elbasan-Tiranë, ku policia nuk lejon lëvizjen pa goma dimërore. Problematike mbeten akset nacionale Korçë – Pogradec dhe Pogradec – Qafë Thanë. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Policia Kufitare Greke njoftoi atë të Korcës se nuk do të lejojë lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë deri në një njoftim të dytë mbi situatën e motit.

Top News – Zbardhet marrëveshja Rama-Zelensky. Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë diplomatik
22/01 21:57
Top Channel/ Një film për diktaturën! Selenica: Vuajtjet e shqiptarëve të dëgjohen!
22/01 19:59
Top Channel/ Vetëdorëzohen të kërkuarit në Shkkodër, të dyshuar për shumë ngjarje
22/01 19:26
Top Channel/ Përfshihet nga flakët banesa në Lushnje, dëme të shumta materiale
22/01 18:28
Top News- Rrahën 62-vjeçarin me sende të forta, kush janë dy të rinjtë që u dorëzuan në polici
22/01 17:09
Top News- Nga 1 shkurti ulet energjia/ Balluku- Më shumë matësa inteligjentë
22/01 16:54
Top News- Spak godet pasuritë e Çopjave, sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e shumë prona
22/01 16:53
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top Channel/ Masakra e Dobraçit, vetëdorëzohen të kërkuarit
22/01 15:50
Top Channel/ Prej dy ditësh i zhdukur, jendet i mbytur në thellësi të lumit të Shalës
22/01 15:42
Top Channel/ SHBA u tërhoq nga OBSH, a do ketë pasoja të mëdha?!
22/01 15:32
Top Channel/ Hotelet e luksit pa taksa! PS, propozim në Kuvend për emra brand
22/01 15:24
Top Channel/ Tronditet grupi Çopja, iu kapen 10 mln USD kriptomonedha
22/01 15:19
Top Channel/ Rama promovon “Sazanin” në Davos, flet për projektin e Kushner
22/01 15:13
Top Channel/ E drejta shtetësisë përmes lindjes, nisin kundërshtimet e para për Trump, 22 shtete…
22/01 14:43
Top Channel/ Foshnja rrëmbehet në spital! Çifti morën vogëlushen dhe… prindërit përjetojnë tmerr
22/01 14:39
Top Channel/ Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
22/01 14:37
Top Channel/ Zyrtarisht nën hetim! Deputeti i PD paraqitet në GJKKO
22/01 14:36
Top News- U përfolën si të përfshirë në atentatin me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici
22/01 14:22
Top Channel/ Shkëmbim territoresh dhe…plani sekret i Trumpit për fundin e luftës në Ukrainë!
22/01 14:19
DIGITALB DIGITALB - OFERTA