Top Channel/ Pesë javë luftime të ashpra. Izraeli, operacione edhe në Gazën jugore
04/11/2023 18:25

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit shënoi javën e pestë këtë të shtunë, ndërsa Izraeli ka nisur ofensivën më të madhe nga ajri e toka për të shtypur Hamasin. Ushtria izraelite nuk ka treguar shenja të lëshimi, edhe pse Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken apeloi për pauza të shkurtra humanitare me qëllim që të kursehen civilët e pafajshëm në Rripin e Gazës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se pauzat humanitare nuk ishin të mundura për aq kohë sa Hamasi nuk lironte pengjet e Izraelit. Ushtria izraelite deklaroi se trupat e saj kishin nisur një operacion në Gazën jugore gjatë natës. Sulmet vdekjeprurëse goditën një autokolonë ambulancash dhe një strehë të kthyer në shkollë për refugjatët në enklavën e rrethuar palestineze. Ushtria izraelite tha gjithashtu se ishte sulmuar disa herë nga "boshtet e tunelit dhe komplekset ushtarake" të Hamasit në Gazën veriore dhe se kishte vrarë shumë "terroristë". Hamasi nga ana e tij tha se kishte goditur një autokolonë izraelite me mortaja. Ministria e Shëndetësisë në Gaza, thotë se më shumë se 9,480 banorë të Gazës, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite dhe intensifikimin e fushatës tokësore. të paktën 12 persona janë vrarë kur Izraeli goditi një shkollë të Kombeve të Bashkuara që strehonte mijëra palestinezë të zhvendosur. Luftimet kanë provokuar protesta anti-izraelite në mbarë botën dhe kundërshtim politik nga fuqitë kryesore rajonale.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA