Top Channel/ Përsëritja e zgjedhjeve/ Rrogozhina voton më 23 korrik. Kukësi do votojë në tetor
01/07/2023 19:37

Rrogozhina dhe Kukësi kanë një të përbashkët, në të dyja bashkitë do të përsëriten zgjedhjet lokale të 14 majit. Mirëpo arsyeja pse ndryshon. Kodi Zgjedhor përcakton se kur zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një qendër votimi që ndikon në rezultat, atëherë zgjedhjet përsëriten në të gjithë zonën vendore. Ky është rasti i bashkisë së Rrogozhinës, ku shkak për vendimin e Kolegjit Zgjedhor u bë kutia e burgut e diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100. Në këto kushte kur data e re e zgjedhjeve në Rrogozhinë duhet të caktohej brenda 4 javësh nga marrja e vendimit për përsëritje, KQZ-ja ka vendosur 23 korrikun për zhvillimin e procesit zgjedhor në Rrogozhinë me të njëjtën kandidatë, Edison Memollajn e PS dhe Shkëlqim Hoxhës të BF. Ndërkohë, zgjedhjet në bashkinë e Kukësit nuk do të kenë kandidatë të njëjtë, pasi ripërsëritja e tyre nuk ndodh për shkak të parregullsive të vërejtura gjatë procesit zgjedhor të 14 majit, por prej dorëheqjes së Safet Gjicit, prej skandalit intim dhe ku mbetet vakant posti i kryetarit e ku vetë atij nuk i jepet mundësia e rikandidimit. Kushtetuta e përcakton qartë që ndryshe nga rasti i Rrogozhinës ku datën e vendoste KQZ-ja, në Kukës datën e zgjedhjeve në kushtet e dorëheqjes e përcakton presidenti. Si rrjedhojë, presidenti duhet të nxjerr dekretin e datës së re të zgjedhjeve për bashkinë kukës të detyruar nga Kodi zgjedhor që periudha të jetë në vjeshtë. Data më e afërt është 15 tetori, por Kodi përcakton që zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen brenda periudhës nga 15 tetori deri në 15 nëntor, ndaj vendimi tashmë është në dorën e presidentit.

Top Channel/ 6 ton kokainë! Goditet rrjeti kriminal nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia e Spanja
24/01 22:02
Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
DIGITALB DIGITALB - OFERTA