Top Channel/ “Përplasje” mes Gardës e Policisë! Debatet si u shfaqën forcat e FNSH gjatë protestës
18/10/2024 19:36

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, tregon se garda nuk e kishte kërkuar ndihmën e policisë. Policia hyri në oborrin e Kuvendit kur protestuesit e mbledhur para Bashkisë së Tiranës u shfaqën para parlamentit. Deputetët e opozitës u përplasën me FNSH, duke kundërshtuar praninë e tyre, me pretendimin se kishin hyrë në shkelje të ligjit në mjediset e parlamentit, institucion i cili është nën mbikëqyrjen e Gardës. Opozita pretendoi se njëri prej tyre, kishte tentuar t’i drejtonte armën deputetit Luan Baçi, moment që i acaroi dukshëm gjakrat, duke çuar në përplasje fizike mes deputeteve dhe forcave të FNSH. Sali Berisha e cilësoi një akt të paprecedent hyrjen e policisë në parlament. “Veprimet e djeshme janë tipike të një diktaturë. Nuk mund të fusësh në territorin e parlamentit, pa vendim të parlamentit, forca të tjera përveç gardës së republikës. Duhet të shpallësh gjendje të jashtëzakonshme që të angazhosh forca të tjera në parlament. Garantoj se mosbindja civile do t’u japë përgjigjen më të merituar këtyre akteve kriminale antikushtetuese ndaj opozitës.”, tha Berisha. Ndërkohë Ministri i brendshëm Ervin Hoxha u pyet në Shkodër nëse policia shkeli ligjin dhe theksoi se uniformat blu zbatuan vetëm detyrën. “Forcat e policisë kanë qenë atje për të bërë detyrën dhe mbrojtjen e institucioneve, ndjej keqardhje që forma dhe mënyra e intimidimit dhe imponimit të kësaj maxhorance me mjete shkatërruese djegëse, nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e demokracisë.”, thotë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Nga polemikat për policë të armatosur dhe lufta me video që rrezonin njëra-tjetrën, palët kanë ndërmarrë hapa konkrete duke e çuar çështjen në dyert e drejtësisë. Grupi parlamentar i PD ka bërë kallëzim penal për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranë dhe disa punonjës të paidentifikuar policie për kanosje të deputetëve me armë. Nga ana tjetër, në bazë të kërkesës së kryetares së kuvendit, sekretariati i Etikës përjashtoi nga punimet e kuvendit për 10 ditë dy deputetët e opozitës, Elda Hoti dhe Petrit Doda për trazirat e fundit në sallë

Top Channel/ Begaj: Zgjedhjet, një test për vendin, diaspora të kontribuojë
23/01 22:21
Top Channel/ Berisha: Diaspora të protestojë/ Kryetari i PD vijon akuzat ndaj Taulant Ballës
23/01 22:04
Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
DIGITALB DIGITALB - OFERTA